Suplementi Pena Shqiptare/ Duro Mustafai: Kështu e ka jeta…

458
Sigal

Dashuria për atdhe nuk zhduket si drita e hënës,

që mjegulla e natës e fsheh,

Atdheu është dheu i babës dhe nënës,

Po ka nga ata që babën dhe nënën s’i njeh.

Dhe  gabojnë se  nuk dinë  kush është i vërteti dhe e vërteta,

Kështu e ka jeta.?..

Njëri që desh të kalonte lumin e thellë,

pa e ditur,në lum mbeti brenda,

E panjohura vdekjen i kish sjellë,

Më kot lutesh  ta shpëtonte nëna.

Mes nesh  është engjëlli dhe djalli, gënjeshtra dhe e vërteta,

Kështu e paska jeta..?

Ai e deshi dimrin të ish i rreptë,

Të shfrynte mbi njerëzit me borë e shtrëngatë,

Dhe, mes gjëmimeve të stuhisë ndihej i qetë,

Po nga stuhia vdiq papritur një natë..

I ngrati nuk i dinte ca të vërteta,

Kështu e ka jeta…?

Një miku im zbriti nga fshati në qytet,

Dhe veten e quajti qytetar,

Po mëndja i mbeti te fshati i shkret,

Dhe te kasollja ku la të vetmin gomar,

Qytetarit nga fshati,s’ju nda  fshati me hallet e veta,

Kështu e ka jeta…

Në çdo mbledhje atij i rridhnin fjalët si uji në krua

Dhe s’desh t’ia dinte në  se dikush se  dëgjonte,

Tregimin e niste me  ‘’Unë’ dhe e mbaronte  me “mua”

Dhe ato që thoshte as vetë si kuptonte..

Por veten e quante filozof  i vërtetë, si e vërteta,

Kështu e ka jeta.

Ai kish qenë fukara,   si druri i rrjepur në shi,.

Dhe në shtëpi si gjendej asnjë grusht miell,

Por një ditë  u mbulua me pasuri,

Dhe s’pyeste kush rri në shi e kush në diell,

I varfëri tani shikonte si ti mbushej kuleta

Se në kuletë gjendej parajsa e tij dhe e vërteta,..

Kështu e ka jeta..

Njeriu lind i zgjuar, po, në se nuk harrin të  mësojë,

Ai vdes budalla,

Shkolla e dituria të japin sy e të bëjnë me gojë,

Dhe kur s’je i ditur, në shpirt je fukara.

Njeriu duhet ta dijë, që  dituria është si mali  me të përpjeta,

Kështu e ka jeta…

Biblioteka e tij ish një raft i vjetër,

Me nja dhjetë libra blerë që në rini,

Dhe në çdo vit lexonte pesë faqe patjetër,

Po veten e mendonte dijetar, gjeni.

Dhe ‘’Babai i Kombit’’ ndihej në biseda,

Kështu e paska jeta ?  .

Ai thosh se gjithë botën kish shëtitur,

Dhe njihte çdo aeroport , det e oqean,

Po nuk dinte ku binte vendi  ku kish lindur,

Nuk njihte as nënën, as babanë,

Për shtëpinë e tij thoshin “Shtëpi shkreta”

Kështu e ka jeta.

Miqtë e mi,

 këto që kam shkruar,

Nuk janë poezitë,

që mëndja mi ka dhuruar,

Ato janë mendime, që mes jush i gjeta,

Kështu e ka jeta…