Suplementi Pena Shqiptare/ Duro Mustafai: “Do bëhen zgjedhjet, po unë ç’i dua “….*

586
Sigal

Për zgjedhjet në të shkuarën, kush s’u kujtua?

Dhe Çeçua* shkroi, siç shkruante veç ai :

“Do bëhen zgjedhjet, po unë ç’i dua?!”,

Kur vetëm për popullin s’voton njeri.

Do bëhen zgjedhjet për Deputet,

Me këngë, flamuj e me bori,

Paratë për zgjedhjet, si ujtë në det,

Dhe populli gëzohet në varfëri…

“Do bëhen zgjedhjet, po unë ç’i dua?!”   

Kur nuk e di votën se ku shkon,

“Gëzohu o popull!”, më thonë mua,

Për mbretërit që zbresin e hipin në fron…

“Gëzohu o popull!”, për “Baballarët”,

 Po i dituri pse ka thënë me shpoti  :

“E keqja e Shqipërisë janë shqiptarët”,

 Që kurrë s’mendojnë për Shqipëri…?

Po vijnë zgjedhjet, mirë se të vijnë!

Po britma të  mos ketë e as armiqësi,

Të zgjedhurit e popullit vallë e dinë :,

 Që populli u jep dhe u merr çdo fuqi ?…

* Varg nga  poema “Epopeja e Balli kombëtar” të Shefqet Musarait

*-Çeço- Është fjala për autorin e poemës..