Suplementi Pena shqiptare/ Dritëro Agolli: Fjala gdhend zemrën

662
E dashur Sadije, të dua si jetën time, madje më shumë; unë dëshiroj sinqerisht të vdes dhe ti të jetosh. Unë edhe i vdekur, do të të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde, megjithëse kjo buzëqeshje brenda errësirës së varrit nuk duket, por unë do të bëj të pamundurën, qoftë edhe me anë të një future që do të dalë nga kockat e mia.
Epitaf për veten time
Përjetësisht këtu fle Dritëroi
Me etërit, gjyshërit dhe shokët pranë.
Të mira bëri pak gjersa jetoi,
Më tepër mund të bënte, por s’e lanë.
Epitaf për veten time
Këtu po prehet Dritëroi në gjumë
Nën dhe si mëkatar dhe si poet.
Mëkate ndofta nuk do bënte shumë,
Sikur mos kishte qenë deputet.
Sigal