Suplementi Pena Shqiptare/ Dr. Qemal Lame: Ismail Kadare “Ambasador i Letërsisë në Botë”

491
Sigal

Komisioni i Gjykimit për vlerësimin e letërsisë me çmimin “Park Kyung” e ka përzgjedhur shkrimtarin shqiptar mes 45 kandidatëve, duke zhvilluar tri faza vlerësimi të 350 romancierëve nga e gjithë bota, punë që nisi që nga qershori i vitit të kaluar, dhe më pas u përfundua me pesë kandidatë që u skualifikuan për tetë muaj. Ndërkohë, për të shpaluar fituesin e këtij çmimi, komisionit iu deshën dy muaj. “Kadare ka lindur në Shqipëri dhe ka punuar si romancier, poet dhe dramaturg.

Në vitin 1963, ai fitoi famën mbarëbotërore me romanin e tij të parë, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, shkruajnë mediat koreane duke kujtuar ikjen e tij në Francë në vitin 1992 dhe qëndrimin e tij në Paris. Veprat e Kadaresë janë përkthyer dhe botuar në 45 gjuhë të botës, dhe ai quhet një “ambasador i letërsisë në botë” që rizgjon ekzistencën e Shqipërisë si një komb i fshirë nga historia përmes kalimit të sprovave me pushtuesit e huaj dhe të diktaturës komuniste. “Kadare është fituesi i parë i Çmimit Ndërkombëtar të Man Booker dhe është vlerësuar me një nga medaljet më të larta në Francë, Legjioni i nderit”, shkruajnë mediat Koreane.