Suplementi Pena Shqiptare/ Diana Skrapari: Ylli që nuk do të vdesë kurrë

557
Urrejtja dhe verbëria u mblodhën dhe shkatërruan njerëz që nuk e mësuan arsyen e kësaj mizorie. Një popull u stigmatizua dhe iu vu një shenjë në krah si skllevërit në kohët e lashta. Por kaq shumë vite kanë kaluar që nga lashtësia! Ne jemi në shekullin e njëzetë dhe kemi kaluar nëpër periudhën e Iluminizmit. Ne jemi në zemër të Evropës dhe ne jemi kthyer në periudhën më të errët të njerëzimit. Ata janë të përbuzur dhe madje edhe ata që i persekutojnë nuk e kuptojnë marrëzinë e tyre.
– Fali Atë, se nuk dinë çfarë po bëjnë!
Ata i futën në trena të errët dhe i çuan në kampet e përqendrimit, dhe i vranë si kafshët. Ne kurrë nuk menduan se njeriu mund të jetë në gjendje për t’ia bërë këtë njeriut!
Pse? Në emër të kujt? 
Në emër të racës superiore! 
A mundet dikush të ndihet superior ndaj të tjerëve, nëse ka një shpirt bosh pa dashuri, dhembshuri dhe përzemërsi?
Në emër të Zotit?
Perëndia ia hapi detin dhe i dha popullit të Tij tokën e premtuar. Ai është populli i Tij, njerëzit e parë monoteist në tokë të cilëve ai i dhuroi si mirënjohje Tokën e premtuar, një shtëpi dhe zemrën e Tij.
Por pse duan shkatërrimin e tyre, t’i bëjnë ata të zhduken nga faqja e dheut?
Cili është faji i tyre? Çfarë krimi kanë kryer? Mëkati i tyre?
A shihni një kriminel në sytë e pafajshëm të Ana Frankut? Shikoni këta njerëz të dobësuar në kampet e përqendrimit për shkak të urisë! Hapni sytë tuaj dhe ndriçoni zemrat tuaja!
Cila është arsyeja e vërtetë e kësaj mizorie? Cila?
Njeriu gjithmonë përpiqet për të sfiduar Perëndinë. Ai u bë arrogant, megaloman dhe zot i çdo gjëje, kur arriti majën e pushtetit. Ai vendosi se kush duhet të jetojë ose të vdes. Kampet e përqendrimit shërbejnë si muze në ditët e sotme, por hija e tyre rëndon mbi kontinentin e vjetër. Shpirtrat e të pafajshmëve që u vranë, nuk duan hakmarrje, por ata kërkojnë që njerëzimi të mos bëj më të njëjtin gabim për herë të dytë. Mos i vrisni ëndrrat e Ana Frankut! Lëreni Yllin tonë të shkëlqejë në tokë! Non bis idem! Kjo gjë nuk do të përsëritet me kurrë pasi syri i Izraelit gjithmonë shikon!
Vlera e njeriut…shpirti i tij…
Në Perandorinë Osmane jetonte një burrë bashkë me të birin, pasi gruaja i kishte vdekur. Ai shihte veprimet e të birit dhe i thoshte gjithmonë: “Biri im, vetëm burrë nuk do të bëhesh”. I biri mbaroi të gjitha studimet e asaj kohe dhe u bë Vali i një kasabaje. Një ditë, ai i thotë rojeve të tij të shkonin të thërrisnin të atin se donte ta takonte Valiu. Ata shkuan tek i ati i tij dhe i thanë se duhet të shkonte me ta, pasi e kërkonte Valiu. Burri i gjorë nuk e dinte se i biri ishte Valiu i kasabasë që e kërkonte dhe shkoi bashkë me rojet tek pallati i tij.
I biri kishte shtrirë këmbët dhe rrinte me tërë atë pompozitet. Kur i ati iu afrua, ai iu drejtua:
“Ja pra, baba i dashur, ku jam tani. Jam bërë Valiu i kasabasë, një njeri shumë i rëndësishëm dhe ti më thoshe, që kurrë nuk do të bëhesha burrë!”
Dhe i ati i përgjigjet: “Po, biri im të thosha që nuk do të bëhesh burrë, por jo Vali. Ti je bërë Vali, por nuk je bërë burrë, pasi nuk ke aspak vlera njerëzore dhe nuk ia shpreh ato as tët ati”.
Pra, shumë njerëz kanë qëllime të këqija ndaj njerëzve dhe përdorin çdo mjet për t’i arritur ato. Ata e provojnë njëherë dhe nuk i doli ashtu siç mendonin dhe mendojnë se me goditjen e dytë mund ta arrijnë qëllimin e tyre dhe nuk ja dolën as kësaj here. Ata mund t’ia kenë shitur shpirtin djallit me mediokritetin që i karakterin, por para Zotit ata nuk kanë asnjë vlerë pasi Ai i di qëllimet e tyre dhe u njeh zemrën. Ata nuk bëhen kurrë burra, ata nuk bëhen kurrë njerëz dhe vjen një ditë që ata korrin atë që ata mblodhën…Kjo është fitorja e fitimtarit që ka humbur shpirtin e tij, ai nuk vlen më asgjë….
Sigal