Suplementi Pena Shqiptare/ Diana Skrapari: Peter Pan

615
Një djalë i vogël ëndërronte të ishte si Peter Pani. Ai donte të udhëtonte në të gjithë botën dhe t’i bënte të gjithë fëmijët të lumtur. Ai ishte një engjëll,që Perëndia kishte dërguar për të shpëtuar njerëzimin nga natyra e tij egoiste, për të parë botën me sytë e pafajshëm të një fëmije. Ai djalë kishte një zë të bukur si një kristal i pastër. Kur ai fillonte të këndonte, njerëzit mbeteshin të habitur. Ai vallëzonte dhe bota mbante frymën. Si është e mundur kjo? Kush i jep atij këtë fuqi?- pyesnin ata veten. Ai ishte i veçantë. Ai ishte i talentuar dhe kishte një zemër të artë. Vetëm pak njerëz e kuptonin atë. Të tjerët mendonin se ishte i çuditshëm, sepse ai ishte ndryshe. Njerëzit e këqij kurrë nuk e vlerësojnë mirësinë. Ata mendojnë se mirësia është një dobësi dhe njerëzit e mirë janë budallenj që të jenë kaq të mirë. Ata i përdorin, sepse një zemër e mirë nuk lëndon kurrë. Vetëm lakmia për para, duke thënë gënjeshtra dhe duke vrarë të pafajshmit, quhen opsione inteligjente në jetë për ta. Ditën e Gjykimit, djali i quajtur Peter Pan do të qëndrojë pranë Zotit dhe t’u bëjë atyre disa pyetje: Pse më torturuat me gënjeshtrat e tua? Çfarë keni fituar nga e gjithë kjo? A jeni më të lumtur tani? Ju e ndërtuat lumturinë mbi pikëllimin tim, më hodhët poshtë dhe më ndoqët kudo si një makth. A duhet të vdisja që ju të jetonit si Krezus? Paratë, donit dhe unë jua dhashë, Ju morët gjithçka prej meje, I gjallë, unë nuk kisha ndonjë vlerë, Por ju më donit të vdekur për të fituar më shumë para nga unë, Peter Pan, nëse na sheh tani nga qielli, Kujtohu, Ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona, I pavdekshmi MICHAEL …

Bambi
Ai hapi sytë i habitur. Një shatërvan i artë ndodhej para tij. -Bambi! e thirri një zë. Ai u afrua dhe zëri i tha: – Thuaj një dëshirë, Bambi! Bambi mori frymë thellë dhe filloi të këndonte: “Dua që të gjithë fëmijët në botë të mos vuajnë. Dua që ata t’i buzëqeshin të nesërmes dhe të thajë lotët e tyre të pafajshëm. Perëndia le të ndriçojnë me rrezet e diellit fytyrat e tyre. T’u jap atyre forcën për të thyer zinxhirët e mizorisë dhe ata të bëhen engjëjt që do të mbretërojnë nesër. Planeti ynë do të jetë më i bukur nëse kemi fëmijë të lumtur që i duan të tjerët si veten e tyre. Le të rriten fëmijët me dashuri dhe dhembshuri për të shpëtuar planetin tokë! Ky është mesazhi që unë jap për planetin tim. “Planet earth, gentle and blue, with all my heart, I love you!” ( Planeti tokë, i dashur dhe blu, Me gjithë zemër, Të dua ty! ).

Sigal