Suplementi Pena Shqiptare/ Diana Skrapari: Fëmijët e luftës

529
Mami, zgjohu, – thotë një vajzë e vogël duke qarë dhe duke përkëdhelur butësisht të ëmën . Por trupi i saj nuk reagon me gjithë lutjet e vajzës së vogël. Trupi i saj mbetet i palëvizshëm në fushën e luftës me njerëz të tjerë të pafat. Vëllai i saj më i madh përpiqet të mos tregojë dhimbjen e tij para motrës së tij të vogël. Ajo shtrëngon dorën e ftohtë të nënës së saj dhe nuk do ta lëshojë. Vëllai i saj i thotë se ata duhet ta lenë atë të pushojë atje, se ajo është e lodhur dhe ka nevojë për të fjetur.

-Do sillem mirë, mami, të premtoj,do jem vajzë e mbarë, ngashërente vajza e vogël me gjithë dhimbjen e zemrës së saj.

Unë do të bëj çdo gjë që ti do, mjafton që të hapësh sytë dhe të më thuash diçka! Më qorto, më buzëqesh, më mbajë në krahë përsëri! Më fol,mami! !Më bëj sërish të lumtur!

Vëllai i saj e tërheq prej krahu duke u shtirur si i fortë përballë kësaj tragjedie.
-Mjaft tani! – i bërtet ai. Je gocë e madhe! Mami do të ishte e lumtur nëse do të silleshe si një vajzë e madhe, jo si një fëmijë.
Ajo vazhdon të qajë duke shikuar prapa. Ata largohen dhe vajza kërkon të dallojë trupin e nënës së saj në këtë varrezë të një fushe lufte.
-Mami, kthehu! Kjo britmë çan qiellin.
Rruga që ajo ka bëri, u mbulua me lot. Trupi i saj u kthye në një shtyllë kripe duke parë këtë kasaphanë, si gruaja e Lutit kur iku nga Sodoma dhe Gomora.
Vuajtjet të cilat shndërruan në një statujë një fëmijë, duhet të na mësojnë se ne nuk duhet t’i shkaktojmë fëmijëve tanë dhembje të tilla!
E qeshura e tyre mund të na ndriçojë në rrugën e kësaj bote duke na larguar nga rruga pa krye e urrejtjes.
Statuja e Manneken-Pis është simboli i një fëmije që e shpëtoi qytetin e Brukselit.
Shpirtrat engjëllore të fëmijëve do të shpëtojnë botën tonë nga shkatërrimi.
Quo Vadis botë? Mos bëj më të qajnë fëmijët e tu, shpresa jote e vetme për një të ardhme më të mirë!
Sigal