Suplementi Pena Shqiptare/Dhimitër Xhoga: Shqetësimet e një poeti

917
Sigal

Dhimitër Xhoga

Studiues, mësues veteran i rrethit të Tiranës

Këto ditë doli nga shtypi libri me poezi i autorit Pjetër Nikolla me titull: “Mendimi pleks ylberët”, me parathënie të poetit e shkrimtarit të mirënjohur Sulejman Mato dhe redaktore poetja Zhaneta Barxhaj. Sapo mora librin me autograf fillova ta lexoj dhe që në shkrimet hyrëse; parathënie dhe në parafjalën e autorit më bënë përshtypje përkushtimi dhe puna krijuese e hedhur në vargje te poezitë lirike të gdhendura me art në një stil të veçantë, me përmbajtje të shëndoshë edukative dhe me vlera të rëndësishme letrare. Unë nuk mund të dal mbi këto personalitete të artit dhe të letërsisë shqipe, siç janë Sulejman Mato e Pjetër Nikolla, por do të vi në këtë shkrim me fjalët e tyre. Parathënia nga Sulejman Mato thekson:

“Talentin e kësaj pene për dhjetëra e dhjetëra librave studimor siç janë: “Përshëndetje o Mirditë”, “Trojet Dardanëve” (e përkthyer në anglisht), “Mirdita dhe identiteti kombëtar”(e përkthyer në anglisht), “Kosova për Ndrecë Ndue Gjokën”,e përkthyer anglisht,” Lidhja gjenealogjike Kosovë-Mirdite”, “Etnologji e Kurbinit” etj, dhe librat me poezi: “E vërteta e mitologjisë pellazgo- ilire”, “Ama e qytetërimit dhe shqiptarët e shquar”, “Të mbrojmë vetveten” dhe tani së fundi librin me poezi, “Mendimi pleks ylberët”, libra të tjerë studimor dhe me poezi të cilat kanë pasuruar zhanret e botimeve të këtij autori, por është edhe një pasuri e rëndësishme e letërsisë shqipe.” Më tej poeti Sulejman Mato vazhdon:

Libri me poezi i autorit Pjetër Nikolla me titull: “Mendimi pleks ylberët” më tërhoqi vëmendjen si miku im i vjetër, për faktin se krijimtarinë e tij disa dimensionale e kam ndjekur ndër vite. Madje më ka befasuar talenti, kultura, përkushtimi dhe thjeshtësia e këtij autori, i cili, pas botimit të disa librave të veta studimore dhe të disa librave të tjerë, në prozë dhe poezi (burrë në moshë, por me një ndjesi djaloshare) i kthehet sërish poezisë. Të shkruhet poezi në këtë moshë, do të thotë që krijuesi të ketë ruajtur brenda vetes ( me një kujdes të paparë ) pak rini dhe pak pranverë. Të shkruash, jo vetëm poezi qytetare për kohën, por edhe poezi dashurie në çdo kohë; mjafton që të kuptosh se dashuria është një ndjenjë e cila i jep kuptim jetës në të gjitha kohët.”

Problemet qytetare që trajton më pas autori në këtë libër, janë një vazhdimësi tjetër dhe një dimension i dytë i krijimtarisë së tij. Vjersha të tilla mund të shkruajnë vetëm ata krijues që rrojnë me shqetësimin dhe guximin qytetar, shqetësim dhe detyrë e çdo krijuesi të vërtetë, për t’u angazhuar në problemet që shqetësojnë sot vendin, të marrin pjesë aktive në mendimin qytetar dhe të mos qëndrojnë indiferent ndaj çështjeve që i interesojnë popullit. Ja dhe poezia:

Së prapthi u bë kjo Botë ironike,

Mbyt të bukurën e shëmtuara sfilitëse,

Mjegull kujtesa e kohërave biblike,

Ngjallet sfinski Grek dhe ligësia,

Mohime nga kujtesa Homerike!

Poezia e derdhur në këtë libër është kryesisht në vargje të rregullta dhe ka tipare të një poezie liriko-meditative. Autori mediton dhe për bukurinë e artit në përgjithësi, duke përmendur dhe disa sentenca të autorëve të njohur. Ai është kundër artit hermetik, ndonëse e pranon si rrymë letrare, sikurse është edhe kundër artit artificial (në veshje e zakone); si edhe në etikën morale e shoqërore që duhet të sundojë në jetën e përditshme:

Profil i përflakur i së bukurës,

Realiteti në dekompozim dhe asfiksi.

Lëkundet e vërteta në ekstrem!

Jehonë në ikje dhe zbrazësi.

 

Në ciklin e dytë Pjetër Nikolla e zgjeron diapazonin e vet, duke përfshirë edhe problematikat

Art- Kulturë, të Estetikës dhe të Mendimit Filozofik. Autori nënvizon idenë se, Arti i moralshëm të bën të lirë:

Shkëlqen ndër yje, etikë e artit,

E bukura është natyrshmëri,

Fluturon magjia e erës mbi hon

Të lirë të bën arti i moralshëm.

Në një tjetër poezi të këtij cikli ai i këshillon poetët që në krijimtarinë e tyre të jenë vetvetja, si një ndër cilësitë esenciale të një personaliteti letrar:

Ji origjinal, pa kopje tjetër,

Drejt ëndrrave, me zemër vigani,

Ndezur zjarr bëhet aktrimi,

Me zemërim të një tufani,

Vazhdon cikli për moralin si edukim e qytetërim:

Morali i shpërfillur,

Dritë e ngrysur,

Vargonj të padukshëm,

Në liri të hidhur.

Më tej bazohet në thënien e Sami Frashërit: “ …Më të shtrenjta në botë janë nderi dhe atdheu.” dhe atë të shkencëtarit Einstein:“E ardhmja e një kombi është e lidhur ngushtë me edukimin që merr rinia.”, vargje të cilat i kushtohen kulturës estetike, edukimit moral dhe edukimit të brezit të ri. Vazhdojnë ciklet me thëniet brilante të personaliteteve të shquara botërore:

Edukimi e shkolla lëkunden në krizë,

Mësuesit jashtë misionit historik,

Formalizëm në arsimin e lartë,

Ka diploma të blera dhe analfabet,

Edukimi dhe morali u përbaltë,

Vullkan gllabërues!

“Njeriu është qenia e masës së duhur. Virtyti i tij nuk duhet të synojë drejt absolutes, por drejt masës së duhur”.

Jashtë masës nuk ka vlerë,

Dhe asgjë nuk ka kuptim.

Një cak te njeriu qëndron,

Si virtyt e moral njerëzor.

Cikli i katërt nis me poezinë: “Ah, moj Botë…!”

Qytetar i Globit,

Qytetar i Evropës…

Në Evropë s’pranojnë,

Në djall të shkojmë…

Poezitë e këtij cikli i përshkon shqetësimi për kohën; kriza intelektuale në të ashtuquajturat çmitizime deri në denigrimin e figurës madhore të Skënderbeut etj:

Madhështia e Skënderbeut

Po “vret” këtu do “intelektualë”

Që e bëjnë këtë Burrë të Dheut

Të vogël, mit dhe fatal!

 Janë shqiptarë apo janë serbë

Që mohojnë kombin e vet!

E mbajnë veten dhe ”intelektual”,

Dhe me paturpësi thonë:

“Duhet rishikuar Skënderbeu!”

Gjarpërinj që lëvrin me helm!

Dhe me paturpësi thonë:

“Nuk jam nacionalist, as patriot”!

Krekosen si “intelektual disident”

Nuk qenkan, as nacionalist, as patriot!

Që mohojnë atdheun e Skënderbeun!

Mohojnë identitetin shqiptar!

Dhe më poshtë poeti Pjetër Nikolla drejton thirrje intelektualëve shqiptarë:

Ngrihuni, o intelektualë të vërtetë!

Zgjohuni nga opiumi vdekjeprurës!

Dhe i demaskoni këta kërma ekzemplar,

Tregojuni vendin, se këta janë llumi.

Mbrojeni identitetin shqiptar!

Ngrehuni o shqiptar e mbroni Atdheun,

Shtypni këta gjarpërinj e mashtrues të historisë!

Duan të zhbëjnë Shqipërinë dhe Skënderbeun!

Janë të shtyrë nga shovinistë të Serbisë,

Zhdukni këto kërma të pafytyrë!

Në ciklin e pestë, autori ndalet në politikën denigruese pozitë-opozitë, me improvizime e shpifje që ulin dinjitetin kombëtar:

Na përqeshë një botë e tërë,

Se Shqipëria nuk bën shtet,

Po lëngon si ngrehinë,

Me padije e korrupsion.

Edhe varret ulërijnë!

Autori shquhet për erudicion dhe e përdor këtë erudicion si kripa në gjellë.

Cikli i gjashtë, nis me poezinë ”Komb i denjë” Në këtë cikël autori ndjehet komod; si në terrenin e vet. Po, po, është terreni i tij. Janë motive të trajtuara edhe në librat e tjerë studimorë për Lashtësinë.

Edhe cikli i shtatë nuk bie më poshtë për sa i përket ndjesive poetike; është cikli i nostalgjisë për vendlindjen. Do të dëshiroja që në këtë cikël të kishte më shumë poezi.

Te cikli i tetë autori i kthehet sërish politikës së kohës dhe problemeve aktuale në politikën e mbrapshtë që po bëhet në Shqipëri brenda këtyre viteve të Tranzicionit Politik dhe Ekonomik.

Kësisoj, te poezia “Luftë me mullinjtë e erës” autori i referohet sentencës së Giakomo Kasanova: “Fatkeqësia më e madhe që mund t’i ndodhë njeriut inteligjent është të caktohet vartës i budallait.”:

Pa kauzë, rendin drejt humnerës,

Shpallin revolucion imagjinar.

Luftë narrative me mullinjtë e erës,

Gërmadhat erë kundërmojnë!

Antagonizëm i egër e përpëlitës,

Jashtë mendimit konstruktiv,

Terr e nxirë është politika e Ditës,

Ulërinë të krekosur drejt qefinit!

Korbi ndjenë dhe improvizon kërma,

Thirrje për luftë e destabilizim,

Mohim dhe shkatërrim për çdo arritje!

Oh, ç’mjerim, për vendin tim!

Cikli i nëntë trajton temën bashkëkohore: Firmat Piramidale, ngjarjen e Gërdecit, korrupsionin, etj: Theksojmë se sentencat e autorëve të njohur, të futur natyrshëm në krye të poezive, ia

shtojnë dhe më tepër bukurinë ku spikat thënia brilante:

Çdo shkrimtar duhet të mendojë që shkrimet e veta të kenë edhe vlera edukative. Çdo gjë e shkruar, e cila nuk iu shërben njerëzve për t’u hapur horizonte dijesh e përparimi, nuk ka asnjë vlerë”, – thotë Petrini.

Kështu bënte struci!

Ngrinte atë lart!

Kokën e fuste në rërë!

Kështu na duan,

Me kokën në rërë!

Të ndarë e të përçarë!

Me atë lart e kokën në rërë,

Për të qeshur e për të qarë,

Po na sheh një botë e tërë!