Suplementi Pena Shqiptare/ Bedri Alimehmeti: Pas një viti

471
Sigal

E kisha ndarë mendjen, i vendosur,

Do e shkruaj sot një poezi për Romën,

E thjeshtë, ndoshta jo fort e përsosur

Por tejet e ngrohtë, ama si për Tironën

 

Do të jetë, sigurisht pa pikë dyshimi

Të dy qytetet fort i kam për zemër

Për mua mes tyre i vogël ndryshimi

Fare, jo në tjetër gjë, vetëm në emër.

 

Kafen si gjithnjë tek “Roxy Caffetteria”

Këtu po e pi. “Un caffe lungo per signori”

Tha Emanuela dhe kjo është mrekullia!

Dopo un anno, resto nelle sue memori.