Suplementi Pena Shqiptare/ Bardhyl Londo: Veten e vrasim përditë

526
Sigal

Veten e vrasim përditë.
Në tavolina
në pista kafenesh.
Në rreshta
të ndytë gazetash.
Në qarqe
prapësish, intrigash.
Vritemi
në një vdekje të ngadaltë.
Dhe, oh, Zot,
s’arrimë ta kuptojmë vetëvrasjen tonë.

Vjen pastaj një çast.
Merr revolverin.
Këmbëza
nuk hiqet.
Ke vdekur prej kohësh.
I vdekuri nuk vetëvritet.