Suplementi Pena Shqiptare/ Bardhyl Londo: Oh kjo ditë e virgjër prilli

517
Sigal

Oh, kjo ditë e virgjër prilli
E kristaltë,e pastër si idil,
Ke frikë ta shohësh, frikë ta prekësh,
Frikë ta besosh të vërtetë, frikë ta marrësh për trill.

Oh, kjo ditë e virgjër prilli,
E artë, e artë – fole zogjsh mbi plep.
Ke frikë të qash, ke frikë të qeshësh,
Ke frikë mos të thërrmohet si një qelq.

Oh, kjo ditë e virgjër prilli
Si qesh kështu, si vetëtin.
Kjo ditë mund të jetë vello nusërie,
Kjo ditë mund të jetë një qefin.