Suplementi Pena shqiptare/ Arben Duka- Gjuha e syve

533
Sigal

Buzët mund të thonë,

Fjalë dhe çudira,

Po gjuha e syve,

Është më e mira.

 

Sepse sytë flasin,

Me dritë dhe shenja,

Siç flasin ndër net,

Ylli edhe Hëna…

 

Dy njerëz më kot,

Janë të dashuruar,

Kur gjuhën e syve,

Ende s’kanë mësuar…

 

Është gjuhë e butë,

Po djeg dhe si shpuza,

Pa vendosur syri,

S’mund të puthë buza…

 

Pa u puthur buza,

Nuk ka dashuri,

Nga gjuha e syve,

Nis ajo magji…