Suplementi Pena Shqiptare/ Andon Zako Çajupi:”Të jesh deputet apo ministër, mjafton të dish të vjedhësh

151

Ringjallet Çajupi. Kur lexon atë që ka thënë para 80 vitesh, duket sikur e ka lënë amanet pikërisht për këtë klasë politike dhe për këta politikanë që i rrëmbyen dhe baltosën emrin e ndritur të Rilindjes.

Andon Zako Çajupi (1966-1930)

“Për njëmend, ndër Shqipëri gjenden plot ministra, qeveritarë deputetë, diplomatë të fortë. Mbijnë sikurse kërpudhat nga dheu…Në këta 3 a 4 vjet të fundit Shqipëria ka mundur me pas më tepër se 300 a 400 ministra, diplomatë, deputetë të çkëlqyerë! Si shpjegohet kjo pasuri në pikëpamje të politikës?

Unë, që jam krejt budallë në këtë pikëpamje, them se, për shumicën e shqiptarëve politika është një punë fortë e lehtë dhe u vërtetoj se, për me fitu bukë në këtë botë të rreme, zanati m’i lehti është të bëhesh ministrë. S’ke nevojë të dish asnjë punë, asnjë mjeshtëri me themel.

Ministri i bujqësisë bie fjala, takon të mos çquajë qepë nga prastë; ministri i luftës takon të mos ketë marrë një pushkë në dorë; ministri i financës takon të mos ketë fituar asnjë grosh, veç me të grabitur; ministri i arsimit takon mos dijë as shqip, veç të mundij të shkruajë një ë me dy pika në krye; ministri i punëvet përjashtëm takon të jetë priftë a hoxhë…, dhe puna të vejë mbarë gjithmonë.Një herë në një kohë, populli lypte nga qeveritarët të jenë sidomos atdhetarë të vërtetë. Jo, sot s’është nevojë…