Suplementi Pena Shqiptare/ Alma Jaku: Ti dhe lumi

571
Sigal

Kur qesh ti,
E buzët me gishta prek
Nuk mund ta dish,
Si të përndrijnë sytë.
Oh! Ç’hije e ylbertë
Pas teje shkëlqen lumi
Pulëbardhat puthin dritën blu
Varkëtari mbledh rrjetat
Gëzon që gjeti peshk shumë
Ç’ka më të bukur,
Mund të bëjë Zoti ?!
Se kjo natyrë,
Se sytë e tu…
Kur duart e tua,
Më cikin ëmbël
Unë e ndjej shpirtin
Si ky lum
Dhe në u zemërofshim nesër
Për një tjetër grua,
Të ndrijnë ata sy
Ujë i kaltër,
Kur të ikë me dete
Brigjet do të jenë,
Përherë aty!…