Suplementi Pena Shqiptare/ Alisa Mene: Falmë për të fundit gabim nëna ime!

258

Ndjehem në faj, aq shumë sa ti nuk e kupton. Po më mbyt dita ditws. Udhëtoj gjatë rrugëve dhe sytë kërkojnë të të shikoj. Thërras me lot në sy, por ti nuk përgjigjesh. Puthjen e fundit nuk munda të ta jepja. Ai përqafimin e ngrohtë me aromën tënde nuk e mora kur u largova. Largësia të vret por vështirë ta kuptosh kur gjithçka shkon mirë. Mbyll sytë në errësirë dhe me forcë mundohem të takohem me ty. Përfytyroj ecjen tënde pranë shtëpisë me buzëqeshjen që të karakterizonte. Flokët e badha që të jepnin një fisnikëri dhe ato më mungojnë t’i prek. Meraku ndaj meje do të jetë mungesa e përjetshme. Përse vallë ishte e shkruar të ndodhte kështu?! Të lutem më thërrit dhe njëherë në emër, më ledhato flokët me butësinë e dorës, më jep uratën tënde! Kam nevojë akoma për ty. Nuk mundem këtë dhimbje ta ndaj me askënd, asnjë nuk do më kuptojë. Vuajtja më e madhe e jetës është pishmani, që me thonj të çjerr shpirtin. Të doja ashtu siç ti ishe. Kurrë s’do të ndërroja me dikë tjetër. Dashuria ngre krye më shumë për të luftuar frikën që s’do të takoj sërisht. Ti më shikon, por unë jo. Thuamë diçka të lutem më prek për të fundit herë, qoftë dhe thellë në zemer. A ka shpjegim për ndarjen tonë?! A ka zgjidhje për mungesën që po vuaj?! Të lutem më fal që nuk u ndodha pranë teje në të fundit frymë! Falmë të lutem që nuk të dhashë më shumë dashuri në takimin tonë të fundit. Ajo ditë më rëndon në shpirt. Ohhh, dhimbja e fajit…përse duhet të ndodhte mes nesh, o nena ime!