Suplementi Pena Shqiptare/ Ali Bregu: Monologu i fukarait

567
Sigal

– Vajtëm, borxhin për të larë,
Krushqi për herë të parë.

Hej të pritur që na bënë
Me të pir’ e me të ngrënë!
Me filxhan, për të qerasur,
Ca pa bisht e ca të plasur,
Kush deshi kafen e gjerbi,
Ndo prej qiqre a prej elbi.

Gjatë gjithë asaj nate
Na gostitën me patate ,
Prej vatrës, pjekur në hi
O të zjera në kusi ……
…E çfarë s’bënë duart e tyre !
Patate shtypur për pure .
Prej krushkës, skuqur në vaj,
O me lëng nga dor’ e saj .
E me gjellë plot një tavë
Që valonte porsi llavë .

Me patate, një pëllëmbë,
Buka s’kish nevojë për dhëmbë .

E mbas buke, si ngaherë
Një kosh patate të ziera .
E më tej, plot një tepsi,
Lloj-lloj patatesh, turli .
Prej mbrëmjes gjer tej mesnate,
Pi uj’ boti e ha patate.

Pa i hoqëm prapë një brez
Ç’ mbet prej darkës, në mëngjes.

Sa ndenjëm, xurxull në bënë,
Me të pirë e me të ngrënë .
Gjellë ekstra, çfarë të dojë,
Me patate lloj-lloj .

Pritjen e tyre or burrë
Neve s’e bëjmë dot kurrë!