Suplementi Pena Shqiptare/ Ali Bregu: Kur marr pensionin

670
Marr pensionin, jam me gaz,
vetveten time e qeras,
me të rrallë, bën vaki,
përfund gotë, pak raki,
i vetmuar, mbi tryezë,
pa ushqim, pa pikë meze,
thënë troç, mos ndihem ligsht,
ashtu shqeto, krejt pa bisht.
Prej këtej, për t’u shëruar,
blej ilaçe të skaduar,
si gjithnjë e përngaherë
shlyej faturat afrofera,
me monedhat e tepruara
laj borxhet e papaguara.
Pastaj, me xhepat boshuar,
sypërtokur, i menduar,
ashtu, në mënyrë intime
ripërtyp vetveten time.
Sigal