Suplementi Pena Shqiptare/ Ali Bregu: Digjem zhur

437
Sigal

Ka eh…qyshkur
Në atë mur,
Ulej im atë
Mbi atë gur.

Drejt tij me hap,
Drejt tij me vrap,
Për atë gur
Shpuzëroj prapë.

Me sy atje,
Me mend atje
Ku shpirti im
Bëri fole.

Pa zë gulçoj,
Pa zë rënkoj,
Malli për të
Më flakëroi.

Mbi atë mur,
Në atë gur,
Buzët mbështet
E digjem zhur.