Suplementi Pena Shqiptare/ Aleko Gjergo: “Konservatorizmi modern evropian”

725
Tregut të botimeve shqiptare u shtohet një botim i ri, i cili vjen në një terren gati të pashkelur më parë. “Konservatorizmi modern evropian” flet shqip falë përkushtrimit dhe punës së z. Artur Roshi, i cili sjell këtë filozofi politike përmes optikës së tij. Ky botim u vjen në ndihmë studentëve të Filozofisë, Shkencave Politike, Marrëdhënies ndërkombëtare, por jo vetëm. Është një zhanër i ri që tenton të riedukojë shoqërinë shqiptare. E ardhur nga diktatura, (nga vlera minus e lirisë) shoqëria ka ardhur deri në nivelin zero të lirisë në boshtin politik. Konservatorizmi është një politikë e pazbatuar dhe vlera e tij është një gradë lirie ende e pa shijuar në shoqërinë politike shqiptare sepse dashur padashur politika ndikon jetët tona, vendimet politike përkthehem në kosto që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në to. Ngjyrat konservatore kanë ndriçuar qytetërimet më të mëdha perëndimore, të cilat përhapin liri dhe fuqi ekonomike, të cilën ne e shohim me admirim, se drita e tij s’ka ardhur ende tek ne. ” Drita që lind nga perëndon “nuk na ka ndriçuar ne ende. Prandaj Konservatorizmi i z. Roshi vjen si një shije e panjohur për shoqërinë tonë, e cila e mbyllur në qerthullin e saj ka ende frikë të flasë me zërin e saj. Ky projeksion i lirisë u mëshon vlerave të vërteta të jetës dhe tenton të riedukoi qytetarin si një individ të dorë së parë në një shoqëri evropiane. Nocione të tilla si, morali, perfeksioni, liria e drejta marrin tjetër vlerë, nëse prizmi i bindjeve tona përthith dritën e bardhë të konservatorizmit. Z. Roshi i mëshon faktit që konservatorizmi është një mënyrë jetese dhe përqafimi i kësaj bindjeje çon në gradën e vërtetë të lirive që vetëm e djathta di të shpërndaj me anë të parimeve të saj. Konservatorizmi është si një pemë me rrënjë të forta në traditën dhe në vazhdimësinë.

Shpresoj qe trualli i mendimit tonë të jetë gati për t’i ushqyer këto rrënjë që janë mbjell në tokën tonë nga Mid’hat Frashëri që në fillim të shekullit të 20-të, por që kolera komuniste u përpoq ta thante “me zjarr e me hekur”.
Sigal