Suplementi Pena Shqiptare/ Albert Habazaj: Ky shi shtatori…

774
Sigal

Albert HABAZAJ

Ky shi shtatori…

 Mbushur me shirita të tejdukshëm ujorë,

Trimërisht korrekt, të rreptë si me shpatë,

Përsëri natyra e nisi këtë shtator

SPAK-un, duke u treguar shumë e qartë.

 

Dhe e filloi punën me shpejtësi, pa ndalur,

I shpëlau rrugët me gjithë atë zhul fytyrës,

Një grimcë pluhur, një mushkonjë s’ka falur,

Ç’pastrim shembullor bën SPAK-u i natyrës!…

 

E pastroi mjedisin dhe na porositi ne:

“Kur s’duhet fjetur, mos flini gjumë”,

Përmbytshëm, nga perandoria me rè

Herë tjetër, me stuhi do të sulem unë”…

 

Ky shi shtatori, si melhem psikologjik

Na fal mirësi deri në drithërim, se natyra

Është bujare, që tek njeriu të jetë, or mik,

Me dritë të bukur dinjiteti fytyra.

 

Vlorë, 11.09.2019