Sigal

Tradhëtia ime e parë

Agim Xheka

Nuk munda ta harroj
tradhtinë time të parë
dhe kurrë nuk ia fala
që më damkosi si tradhtar.

Nuk ia njihja magjinë
as forcën dehëse të zakonit,
mëkat pas mëkati ndoqa tradhtinë
në vorbullën e erërave të Poseidonit.

U dorëzua shpirti në krahët saj
nga vibrimi i qepallave të mbyllura,
më përpiu bardhësia e lëkurës lulnajë
qerpikët morseta kënaqësish të ndrydhura.

Ah! Ajo u tret si ëndërr e ëndërrt
dhe unë iu qepa pas si Magelani,
U bëra pelegrin gjer më ranë dhëmbët,
teksa ajo më fshihej si djalli nga temjani.

Në kërkim të përjetshëm
të asaj magjie të parë
do mbetem i pavdekshëm
me damkën tradhtar…