Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Të ia arrija kësaj dite!

446
Sigal

Në më pyetsh, se ç’kam bërë
tërë këto vite?
Po të rrëfehem:
“Kam rënë herët për të fjetur
dhe kam bërë mirë,
se ndryshe, si të tjerët
edhe unë do të kisha vdekur.

Nuk e pranoja dot realitetin
dhe mbyllja sytë,
sa më gjatë të ish e mundur.
flija, bëja paqe me ëndrra
ditët e mia të nxira,
i zbardhëlloja përbrenda.

Për çdo natë flija me ëndrra,
ëndrra që m’i kish ënda,
i mbaja fshehur përbrenda
gush’më gushë përqafuar,
ëndrra për ditë të bukura,
kurrsesi nga kohë e shkuar.

Ato ëndrra më mbajtën gjallë,
ditëve të nxira sterrë,
që pinin gjak e villnin vrer.
Kështu jetës munda t’i bëj ballë
dhe… s’u nxiva si shumë të tjer,ë
dimrin e bëra pranverë…

Ja ç’kam bërë tërë këto vite
të t’i rrëfeja, t’ia arrija kësaj dite
mike, moj e shtrenjta mike…!”