Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Sa për njëmijë puthje

669
Sigal

Unë të buzëqesha,
Ti më buzëqeshe
Ç’desha që të desha,
Ç’deshe që më deshe…!

Tani rrimë pa gjumë
si unë edhe Ti
për një ëndërr më shumë,
etyd me dashuri.

Peng në zemrën tënde,
plagë në zemrën time,
fundi i kësaj dhimbjeje,
rizgjon prapë një lindje.

Ti më vret me heshtje,
Unë të vras me fjalë,
një dreq buzëqeshjeje,
nuk i bëmë dot ballë.

Ah! kishte aq miklim
sa për njëmijë kurthe!
Ah! Veç një përqafim
sa për mijëra puthje!