Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Plaga e atdheut tim

474
Sigal

Dikur…bota
Ua rrëmbeu nënave
djemtë nga thonjtë.
Ato lidhën kokat

me shami të zeza.
Atdheut i ngriu loti në sy.
I gjeta jashtë folesë,
gugatnin si zogj të braktisur…
me ca thërrime më shumë
në ngrehina pa çati.

Sot… bota qesh e tallet me ta.
Edhe emrat e gjuhën fshehin
nga halli e turpi
për të mos u quajtur “fukara”.

Në foletë e lindjes
kanë shterur cicërimat…
dëgjohen veç vajtimet
e shpirtrave të mekur.
Këngët po japin shpirt
në buzët e zemrat e thara
të rrënjë dalëve,
as të gjallë e as të vdekur.

Bastardët çirren për shpërbërje, 
akoma nuk janë

 ngopur me viktima…
të shpërfytyruar
kërcënojnë me zjarr dhe hekur…

Ata që mbollën

vëllavrasjen mes nesh
na bënë të harrojmë

edhe të qajmë, të qajmë
…e bota prapë gajaset e qesh.

Oh! Nëna ime…
Oh! Atdheu im…