Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Nuk e pi dot kafen pa ty…

545
Sigal

Kur e pi kafen pa mua…
Nuk e besoj të jesh vetëm!
Unë jam aty në mendimet e tua,
Ashtu si je ti tek unë gjith jetën.

Një karrige bosh mbaj përballë
Dhe pi dy kafe njëpas një,
Njërën e pi për ty me mall
Dhe tjetrën shqeto pa asgjë.

Po prapë ajo më duket me sheqer,
Se m’ia shton ti ëmbëlsinë,
Madje më duket sikur pi verë
Dhe ndjej të dehem me dashurinë.

Madje këtë rit e ndjej kaq shumë,
Sa kamerierin e paguaj dy fish
Dhe ai e ndjen veten fatlum,
I merr parat e qejfin s’ma prish…

Kur pi kafe, sa herë të më mungosh,
Karrigen përballë do ta gjesh bosh…
Por të lutem mos më mungo shpesh,
Se dhe karriken time bosh mund ta gjesh.