Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Jetova me dashuri

747
Sigal

Kush na thënka se jam plakur
dhe më fton të rri në qoshe?!
Kjo jeta ime jet’ e përflakur,
më dha ballin e çdo moshe.

Asnjëherë nuk më përkëdheli
dhe s’më mbajti kurrë me hatër,
por derën gjithkush ma çeli
në çdo prag dhe në çdo vatër.

Dashurova si askush tjetër
që nga gonxhet gjer në maja,
më nderuan burra me mjekër
dhe më deshi gjithë dynjaja.

Nuk e bën mosha pleqërinë,
as dëbor’ e bardhë mbi kokë.
Kush bashkëjeton me dashurinë,
nuk njeh plakje e nuk ka mort.

Nuk kam marrë pjesë kurrë në gara
dhe s’do marr’sa të jem gjallë,
por…kush kërkon t’më dalë përpara
do t’më shohi përherë në ballë.

Ja që… kështu më gatoi jeta
si në lulnaja edhe në shkrepa.