Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Dhe pa pupla edhe kokosh

513
Sigal

Kujt t’ia zbraz këtë inat
që më gërryen, s’më le rehat
ditë përditë e natë përnatë
me të njëjtin avaz bajat.

Të gjithë ekranet kopipej
kush të mundet të gënjeji
Të gjithë kanalistë korifej
“kompetentë” edhe më përtej…

Ca pa larë dhe ca mjekrosh
ca janë qose dhe ca qeros
ca trutharë dhe kokë bosh
na e “shesin” detin për kos.

Populli tallet e ata bam
ca thuthuqë e ca mjeranë
pehlivanë dhe sharlatanë
nga ekrani nëpër ekrane.

…Farë e keqe, po bëjnë “hatanë”
…ca si skutha ,ca si shejtanë
…shpif e shpif meruan dynjanë
…Si t’ua bëjmë, mor aman-aman…?!