Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Dashuri gjer në dhimbje

508
Sigal

Eh, Sa të dua!
Të ndjej në gjithë qënien time.
Dhe… A e di?
Vuaj.
Pa ty kam dhimbje në çdo qelizë.
E prap të dua.
Të kam në mendje e në shpirt
e ne gjithësinë e trupit tim.
Madje edhe gërvishtja e gjoksit
nga tymi i duhanit
më duket se këndon emrin tënd.
Dhe unë vazhdoj ta pi duhanin
e prap të dua marrëzisht
megjithëse gjithçkaja
ashtu si dashuria jonë,më dhemb…
ëmbëlsisht e çmëndurisht.

Aldebaran.