Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Jazaj: Topi i Shyqos…

709
Sigal

Kolektivi i NSHRAK-ut- Durrës, u trondit atë ditë, kur në teritorin e tij hyri makina e furnizimit të parkut Automoblistik- Vlorë, me shpejtësi dhe me topin e lidhur nga pas!

Shofer- Shyqua me gazin në dërrasë, bëri xhiro nëpër teritorin e ndërmarjes!

Tym i zi, i makinës, dukej se dilte nga gryka e i topit, 160 m/m!…

Njerëzit teksa e shihnin; shqyen syt, u tromaksën dhe u strukën nëpër strehëza…

Atë kohë, i bie telefoni drejtorit të parkut- Vlorë.

-Alo Stefan!

-Po të dëgjoj- përgjigjet drejtor- Stefani.

Njeriut matan telefonit i dridhej buza!…

-E di përse të mora?

-Shyqya me makinën e furnizimit, është futur në NSHRAK, me një top nga mbrapa. Dhe janë lebetitur punonjësit…

-Pasi u furnizua, u nis me topin!…

Çfarë të ket ndodhur, dhe si duhet vepruar- u llois drejtori, duke vënë duart në ballë! Dhe priste në ankth, deri sa Shyqua të futej në “postobllokun” e parkut.

Dha porosi: “Kur të vinte Shyqua, të shkonte me njëherë te drejtori. Madje të mos lejohej, as të futej brënda, se mos kishte dhe topin”!

Mbasdite, vonë mbërijti Shyqua në park.

U paraqit te drejtori- i qeshur.

Ndërsa drejtori e priti, si i thonë llafit: “Buzë e Turi”.

-“Çfarë ka ndodhur sot?

-Çe bëre Topin”?

Shyqua i’a dha të qeshurës në majë!…

-“E bëra për gallatë, drejtor, por ata qënkan tromaksur”…

Dhe vijoi rrëfimin:

“Kur shkoja në NSHRAK, për furnizim, ngrija lartë këmishën, apo xhaketën, tu tregoja shefave atje edhe koburen, të lidhur në brez… E shihnin, dhe një herë më paralamëruan:  Po të vish me koburen, duke e tundur; ne do të tundim gishtin” -do ta linin me gisht në gojë Shyqon, nuk do ta ndihmonin, ta ndiqnin pa furnizuar! Dhe kur i kishin thënë kështu furnitorit, shofer Shyqos, ky u ish përgjigjur: “Mirë at’herë, nëse nuk më pranoni me kobure, herën tjetër, do më shihni, do vi me mitraloz, apo dhe me Top!…

Për çudi fati e solli, pa u menduar dhe pa u munduar!

-“Sot kur po shkoja për në Tiranë, sapo kalova urën e “Beshirit”, ku kishte ndaluar ndan rrugës një makinë ushtarake e Vlorës.

Shoferi dhe oficeri, sapo dalluan targën e Vlorës, ngritën dorën dhe bërtitën: Vlora, Vlora!

Ndala dhe u takuam. Makina ushtarake kishte pësuar defekt. Topin duhet ta çonin në Tiranë, në ofiçinën e Artilerisë. Asnjë makinë nuk ndalte dhe as që mund të lidhte topin…

Atë çast mu kujtua-çfarë u kisha thënë atyre të NSHRAK: “Herën tjetër, do vi me Mitraloz dhe me Top”!  Dhe… për çudi topi më doli, përpara, priste në udhë!…

”Mirë i them oficerit. E çojmë Topin ku të duash ti… Shoferi le të meret me defektin e automjetit”.

“Oficeri pranoi dhe pasi e lidhëm topin pas makinës u nisëm…

Kur shkuam afër NSHRAK, i them oficerit: se po kthehemi të marrim dhe disa materiale për ndërmarjen, e pastaj do shkojmë të dorëzojmë topin ku të duash ti! Kështu bëmë. Me topin pas u futëm në teritorin e NSHRAK. I dhash gazit. Bëra një xhiro, përpara shefave, dhe e çova pasatj makinën te dera e magazinës. Mora materialet që duheshin dhe u nisëm me oficerin dhe topin për në Tiranë”…

Kjo ishte e gjithë ngjarjë, që ngjan si një ëndërr, skenar i mirëmenduar dhe i mirërealizuar!

Edhe drejtor Stefani u çlirua nga ankthi…

Të nesërmen i telefonoi drejtorit të NSHRAK, duke treguar të gjthë këtë  ngjarje të Shyqos me Topin, shoqëruar me të qeshurat në majë!…