Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Jazaj: Këngë për ty mbolla…

115

Muzë Djaloshare

 

Këngë për ty thura,

I mbolla në vite,

Si kurorë t’i vura,

Në jetë u selite?!

 

Më verboi dashuria,

Për ty lozonjare,

Qysh nga djalëria,

Çelur në ugare!

 

I kam thën diellit,

I jam lutur hënës,

I fola babait,

I çova fjalë nënës!

 

Me thahu dashuria,

Më bëri lëkurë,

S’mu tha poezia,

E gdhenda në gur!

                                  

Si lule zambak,

Në shpirt më ke mbirë,

Më vë në merak,

Luaj në fiqir!

 

Ah ky gjoksi yt,

Flori nën fustan,

Më erren syt,

Ndizen si vullkan!

 

I dua syt e tu,

Çdo sekond t’i shoh,

Dhe frymën tënde,

Në acar më ngrohë!

 

Trurin ma ke mpirë

Ndaj vargje gdhënd,

Nuk jam kaq i lirë,

Të mbetem pa mënd!

 

Mere edhe zemrën,

Ndërroje me mua,

Timen e pa cen,

Për tyja se dua!

 

Meri syt e mi,

Unë le mos të shoh,

Pa ty edhe dielli,

Më kthehet në llohë!

 

Mere edhe gjakun,

Të mbetem meit,

Vdekjen e sfidojë,

I kam bërë pritë!

 

Vargu për ty,

Më lehtëson brengën,

Te loti në sy,

E ngjyej penën!

 

Shpirtin mund t’ma blesh,

Duke të besuar,

Shpirtin nuk shes,

Duke më paguar!…