Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Hushi: Triumfi i jetës!

535
Sigal

Ç’emër do ti vëmë- e pyeti Mirela teksa e shtërngonte gjithë dashuri në duar, nipin e porsalindur!
Ishte trashëgimtari i djalit të saj të vetëm, Arturit dhe gëzimi që i kish pushtuar si familje ishte i madh.
Si të doni mama, iu përgjigj Ana me zë të lodhur dhe fytyrë akoma të zbardhur nga lindja e vështirë por që kishte përfunduar mirë për të dy; për nënën dhe foshnjen.
Turi kishte dëshirë ta quanim Erlis…
Unë se kam problem; si të doni i tha Ana me një butësi femërore që i jepte tipareve të saj të bukura një nur engjëllor!
Do ta mendojmë mirë ia ktheu Mirela dhe në zemër i pikoi kujtimi i të shoqit, që kishte vdekur para dy vitesh, por që ajo e kishte para syve sikur të kishte ndodhur një ditë më parë…
I kujtohej ajo ditë vjeshte kur i shoqi, Arbeni ishte kthyer nga puna i lodhur, i zverdhur dhe me një dhimbje therëse në brinjën e poshtme, në anën e djathtë!
Të nesërmen ishte diagnostikuar me kancer në pankreas.
Kishte qënë një goditje e papritur për të gjithë familjen. Mirela e kishte gdhirë atë natë duke qarë.
Smund ta besonte se njeriu i jetës së saj mund të largohej një ditë nga jeta ashtu, aq padrejtësisht. Nuk besonte se do ta përballonte atë humbje…
Por Arbeni i kish dhënë zemër dhe i kish premtuar se do ta mposhte sëmundjen…
Unë sdo të vdes i kishte thënë ai…
Kam shumë për të kaluar para se të vdes…
Do martojmë Turin, do rrisim fëmijët e tijë….
Mirela ishte qetësuar dhe i kishte premtuar Arbenit se sdo qante më dhe se do ta kalonin bashkë këtë betejë me sëmundjen e egër.
Arbeni kishte filluar mjekimin dhe kimioterapinë…
Muajt e parë mjekimet kishin dhënë disa resultate dhe Arbeni ndihej më optimist se kurrë.
Po ashtu dhe Mirela…
Por një ditë Arbenit iu kthyen dhimbjet e spazmave …
Pas analizave të tjera mjekët kishin konstatuar se metastazat ishin përhapur në trup shumë agresive…
Një mjek i vjetër e thirri veçmas Mirelën dhe i tha me pikëllim se duhej të përgatitej për më të keqen…
Arbeni kishte dhe dy tre muaj jetë.
Mirelës megjithse e dinte egërsinë e sëmundjes i ishte errur bota. Mezi e kishte mbajtur veten nga ky lajm.
Smund ta besonte që njeriu i jetës së saj, dashuria e jetës së saj do të ikte nga kjo botë kaq i ri…ishte vetëm 45 vjeç.
Smund ta besonte se një ditë Arbeni i sajë do të shtrihej në tokë dhe do të mbulohej me dhe. Se do të kthehej thjeshtë në një pllakë të mermertë!
I vërshuan lotët dhe filloi të qante me dënesë!
Sikur ta kishte dëgjuar se çfarë i kishte thënë mjeku, papritmas Arbeni i zverdhur nga dhimbjet dhe i shpëfytyruar nge efekti i kimotherapisë i ishte çfaqur dhe e kishte marrë në gjoksin e dobësuar nga sëmundja!
Mos qaj! Të premtoj se sdo ta lë vdekjen të më marrë…
Dhe nëse do ndodhë kjo, mos harro se unë jam babai i një djali… gjaku im rrjedh në dejet e tijë…
Unë do vazhdoj të jetoj edhe në gjakun e nipave e të mbesave të mijë..
Unë do jem në dashurinë e tyre… do jetoj në hapat e tyre të para, në rritjen e tyre, në ditën e parë të shkollës dhe të mbarimit të universitetit të tyre… do jem i lumtur në martesën e tyre…
Më beso se do të jem me ju dhe sdua tju lë kurrë…kjo është jeta!
Të premtoj…
Por pas një muaji Arbeni mbylli sytë i pafuqishëm të luftonte më tej me metastazat që e kishin pushtuar në të gjithë trupin….
E varrosën një ditë dimri me shi dhe asaj iu duk se natyra qante nga kjo dhimbje e pamerituar…
E pa për të fundit herë para se ta mbulonin me dhe nga frika se mos ishte akoma gjallë. Ishte e bindur se Arbeni sdonte të vdiste me gjithë dhimbjet e tmerrshme që i shkaktonin metsstazat…
Javën e fundit as qetësuesit nuk kishin punuar më…
Teksa shkonte përmes dhimbjeve që i merrnin frymën ai e shikonte si për ti dhënë kurajo: mbahu! Unë sdo të vdes…
Por ai shkoi… Mirelës nuk i dhimbte vetëm ikja e tij kaq e parakohëshme por dhe humbja e betejës me sëmundjen që Arbeni kishte dashur ta fitonte.
Arbeni ishte një inxhinier i zoti. Gjithë jetën kishte punuar me projekte që i kishte realizuar të gjitha me sukses…
Nuk e kishte pranuar kurrë dështimin…
Befas foshnja zuri të përpëlitej në krahët e sajë duke nxjerrë një zë si të qare…
Jepi të pijë i tha Anës dhe ia vuri foshnjen tek gjoksi…
Ana e mori me kujdes dhe i biri u qetësua menjëherë sa ndjeu erën e gjirit të së ëmës…
“ Unë do jetoj në rritjen e nipave të mijë” iu kujtuan përsëri fjalët e Arbenit.
Bile Mirelës iu duk sikur i dëgjoi realisht ato fjalë dhe e trembur shikoi rrotull se mos vërtet dikush kishte folur.
Shikoi beben e bukur që pinte me sy të mbyllur qumështin e nënës dhe befas ndjeu një lumturi…
Ishte nipi i saj dhe i Arbenit, gjaku i të cilit rridhte në venat e vogla…
E shikoi me një dashuri të madhe atë krijesë të vogël, e fërkoi lehtë pas kokës teksa pinte dhe papritur shqiptoi:’Arbeni…
Nuk është emër shumë i bukur por është vazhdimi i jetës, gjaku i një burri të mirë, fisnik, që luftoi aq shumë për jetën, i tha Anës që e vështroi disi me çudi…
Jo mami , iu përgjigj nusja e të birit.
Për mua është shumë e natyrshme. Jam e lumtur që lindi djalë dhe ti vemë emrin e babait… kjo është jeta që vazhdon… emri është një hallkë formale… po gjaku i babit rrjedh në dejet e tijë dhe çdo lidhje është shërimi i çdo plage që na hapin ato të aferm që na ikin…
Jeta vazhdon pafundësisht duke plotësuar natyrshëm çdo boshllëk njerëzor…Ligjërimi i Anës ishte mahnitës dhe Mirelës iu mbushën sytë.
Befas në dhomë u fut Arturi me një tufë trëndafilash shumëngjyrësh. I la tek komodina në anë të krevatit dhe e puthi të shoqen në ballë. Po ashtu puthi lehtë në kokë të birin që vazhdonte të pinte akoma.
Do ta quajm Arben, i tha Ana me sy gati të përlotur, e prekur dhe nga Mirela.
Vërtet? Pyeti Artiri i pushtuar nga një lumturi e fshehtë…
I erdhi ta merrte në krah dhe ta përqafonte fort të shoqen për fisnikërinë e saj dhe këtë lajm kaq të bukur… iu bë sikur i jati kishte rilindur me këtë krijesë të mrekullueshme që ajo e kishte në gji…
Baba! i erdhi ti thërriste të birit … ti u riktheve me ne… !
Beni, e thirri të birin që kishte pushuar së piri dhe e mori në krah…
U ndërruan kohët… dikur më mbaje në krah ti, sot po të mbajë unë…
E shtërngoi fort në gji dhe thellë në shpirt ndjeu një mirënjohje të thellë për atë bebe që erdhi në jetë dhe i mbushi atë boshllëk të madh që i kish lënë ikja të e atit. E ëma iu afrua dhe hapi krahët duke i përqafuar të dy…
Anës i shpëtuan ca pikë loti…
Por ndihej e lumtur që krijesa që ajo kishte lindur ishte pothuaj kaq e shenjtë! Si një perëndi e vërtetë e triumfit të jetës…