Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Hushi: Maskat e Romës

431
Sigal

 

Një tregim që duhet lexuar jo vetëm për emocionet e forta që përcjell dhe dramën e fuqishme por mbi të gjitha për mesazhin njerëzor që mbart!
Një tregim që e shkrova me një frymë!

Darka ceremoniale mbaroi rreth mesnatës dhe të ftuarit të lodhur nga këngët, kërcimet dhe vera e kuqe e ndjenë se kishte ardhur koha të ktheheshin në shtëpitë e tyre! Të dashur miq, e mori fjalën Karlo i zoti i shtëpisë që atë natë festonte 50-vjetorin e lindjes! Ju falënderoj pa fund për këtë natë të mrekullueshme që më dhuruat! Ju jam mirënjohës për urimet dhe dhuratat tuaja. Fjala e tij u ndërpre nga duartrokitjet e mysafirëve gjysmë të dehur. Por… vazhdoi Karlo kam dhe unë një surprizë për ju miqtë e mijë! Për të gjithë ata që munden dhe kanë lejen e burrave apo të grave te tyre ju ftoj në një night club, surprizoi ai mysafirët të cilëve sikur u doli pija nga kjo ofertë! Të gjitha kënaqësitë dhe pijet janë të paguara, e mbylli ai surprizën e tij që gudulisi çdo njërin në ato momente të ngarkuara me muzikë, verë dhe ushqime të mira… Simoni, i vetmi shqiptar në atë grup italianësh të lumtur e të zhurmshëm u hutua nga kjo ofertë e çuditshme dhe gjeneroze e bosit të tij që sapo festoi 50-vjetorin! Karlo e kishte punësuar Simonin që në ditët e tij të para që ai kishte mbërritur në Romë, ashtu gjysmë ilegal dhe i kishte dalë zot për ta mbështetur atë edhe në procedurën e mundimshme të legalizimit të punësimit dhe qëndrimit të tij në Itali. Kishin kaluar 15 vite që atëherë dhe jeta e Simonit kishte ndryshuar! Ishte bërë qytetar italian dhe nga një punëtor ndërtimi në skela me tulla dhe llaç, Karlo i kishte besuar magazinimin e mallrave të ndërtimit! Gjithçka që kishte arritur, Simoni ia dedikonte Karlos, atij burri të mirë e fisnik që drejtonte një nga kompanitë më të suksesshme të ndërtimit në Romë! Simoni në fakt u ndje gjithashtu në siklet nga oferta e Karlos. Por ndërsa iu bashkëngjit grupit, në kokë iu pështjelluan mendimet! E shoqja ishte në punë si kujdestare në një hotel ndërsa tre fëmijët ishin të vetëm në shtëpi. Por mbi të gjitha ai filloi të ndjehej keq se nuk e kishte tradhtuar kurrë të shoqen dhe s’kishte shkuar kurrë në ambiente të tilla.  Kishte shumë vite i martuar me Ritën dhe e dashuronte të shoqen krejt si dikur kur i propozoi martesën atje, në qytetin e vogël jugor të Shqipërisë. Por u ndje keq gjithashtu të ndahej nga të ftuarit e tjerë e aq më shumë t’ia kthente mbrapsh ftesën e mikut të tij të vjetër Karlos. Duke ecur të shkujdesur dhe duke prishur qetësinë e natës, më së fundmi grupi mbërriti para një lokali me drita të kuqe dhe me mure e dritare të zeza.  Në rrugë s’kishte këmbë njeriu dhe Roma ishte në gjumin e parë, të thellë! Në korridorin e lokalit ishte gjysmë errësirë dhe befas u shfaqën dy vajza të mrekullueshme bionde, me bikini që i uruan të porsaardhurve mirëseardhjen! Simoni ndjeu ngrohtësinë e buzëqeshjes magjepsëse të një vajze me trup të bukur dhe sy të qeshur! Befas i sëmboi në zemër buzëqeshja e saj dhe për një moment harroi gjithçka dhe desh vetëm të shijonte ato momente, në atë vend që të ftonte të humbje si në ëndërr! Pas pak u futën në një lokal të madh që i ngjante një skene të vogël ndriçuar nga një dritë blu misterioze! Në qendër, rreth një tubi metalik sillej një vajzë me trup të bukur që bënte striptizëm! Simoni u mrekullua me lëvizjet e saj dhe vajza që e dalloi shikimin e tij, i hodhi një vështrim prej çapkëneje.  Pastaj me gishtërinjtë e saj në buzë dhe duke ulur disi llastikun e mbathjeve të saj gati të tejdukshme sipër barkut, iu afrua duke i tundur vithet para syve!
Simonit iu morën mendtë! Ishte hera e parë që një bukuroshe e tillë e ndillte kaq hapur dhe kaq afër me hiret e saj. Befas iu kujtua Rita, e shoqja me trupin e saj të bukur, me gjoksin dhe të pasmet e bëshme! Rita ime është më e mirë gjithsesi, mendoi me kthjelltësi në mes të atij pështjellimi. Karlo porositi ëiski me akull për të gjithë të ftuarit! Pasi ktheu gotën e kristaltë dhe ndjeu shijen e fortë të pijes Simoni ndjeu gjithashtu se dëshira për të pasur pranë një trup femëror që t’ia hiqte atë pështjellim, iu shtua fuqishëm. Sikur ta kishte ndjerë se çmendonte pikërisht ajo vajza e bukur me buzëqeshjen magjike që i priti në fillim , iu afrua aty në fytyre gati ngjitur duke i lënë në hundë aromën e një parfumi të mrekullueshëm. Kemi dhoma të errëta me vajza të mrekullueshme që presin t’iu dhurojnë gjithçka që ju dëshironi prej tyre! Ju premtoj se do mrekullohemi me vajzat tona. Simoni u hutua nga kjo ofertë! I ke të paguara, mos hezito u dëgjua zëri i Karlos në krah të tij… Por… por, Simonit iu mor goja.  Por Rita desh t’i thoshte.
Me Ritën ishin njohur të vegjël. Ishin pothuaj rritur bashkë. Ishin martuar të rinj dhe ishin bërë me tre fëmijë të mrekullueshëm! Kishin lënë Shqipërinë për një jetë më të mirë. Rita ishte bërë më e bukur në vite. Shijet e saj në veshje ishin sofistikuar dhe ajo i ngjante një foto-modeleje më shumë se një nëne fëmijësh. Shpesh Simoni bëhej xheloz kur Rita dilte me shoqet për kafe dhe kthehej vonë në shtëpi! Por ata duheshin dhe ai e qortonte veten për xhelozinë e tij. Rita ishte një nënë e mirë dhe një grua e përkushtuar që punonte si kujdestare në një hotel në orët e natës! Simoni i ishte lutur të rrinte në shtëpi me fëmijët por ajo kishte këmbëngulur me bindjen se tani që ishte e re ajo mund të sakrifikonte për fëmijët, familjen! Hajde, ndjeu dorën e butë të vajzës që e mori përdore drejtë një korridori të errët. Zgjidh një maskë i tha ajo duke i treguar një raft me maska si ato të Venecias. Këtu të gjithë vënë një maskë, i tha ajo. Simoni vuri një maskë të artë me një buzë të qeshur stamposur në karton. U fut në një dhomë të errët me një ndriçim minimal blu. Argëtim të mbarë i tha vajza dhe tërhoqi derën nga vetja duke e lënë Simonin të vetëm me errësirën dhe kureshtjen e tij të ndezur bashkë me një dëshirë të fshehtë mashkullore që po i rritej çdo çast që kalonte! Befas dera u hap në një nga këndet e errëta të dhomës dhe silueta e hijshme e një femre u shfaq në errësirë! Ajo erdhi dhe iu afrua gjithë naze dhe i hodhi dorën në qafë.  Pastaj duart e saj ndaluan midis këmbëve të tij. Simoni u ndez,
Mbylli sytë dhe ajo errësirë e plotë iu shndërrua në një kupolë të artë qëndisur me copëza flakësh. Ajo filloi t’i zbërthejë rripin e pantallonave dhe ai ndjeu se ajo po e zhvishte duke e tërhequr nga vetja. Ai e preku lehtë në gjoksin dhe të pasmet e mbushura, midis kofshëve. Në një moment u gjendën ngjitur dhe ai deshi ta shikonte… Por ajo mbante gjithashtu një maskë në fytyrë.


Befas ajo u shtri në shpinë mbi një divan lëkurë të zi duke e tërhequr Simonin mbi vete… Papritmas ajo lëshoi një rënkim të lehtë dhe ai u rrëqeth i tëri. Ishte një rënkim që e goditi si vetë vdekja..  U kthjellua plotësisht dhe trupin ia pushtoi një e ftohtë e akullt… Ajo e ndjeu ftohtësinë e tijë dhe i foli përtej maskës me zërin e butë: Ç’ke? Befas si të kishte pësuar një kafshim në shpatull ai u ngrit dhe me një shpejtësi të befasishme ia tërhoqi maskën. Ndjeu se ia gërvisht fytyrën e butë femërore. Ajo vuri dorën me dhimbje në gërvishtjen e freskët por dhe duke u përpjekur të fshihte fytyrën. Por ai e njohu. Zemra për pak i ndaloi dhe i erdhi për të vjellë. Vuri dorën në murin e zi për tu mbajtur dhe ndjeu se bota po i sillej rrotull. Deshi t’i fliste, t’i ulërinte asaj kurve në errësirë që përtej maskës së saj fshihte dhimbjen më të thellë dhe më tragjike të jetës së tij. Deshi ti fliste por në çast u kujtua se kjo do ta zbulonte kush ishte! I gjeti rrobat me vështirësi dhe doli me nxitim nga dhoma. Ej miku im dëgjoi nga pas zërin e Karlos. Kaq shpejt mbarove punë. Deshi të ikte sa më shpejt dhe nuk i dha përgjigje. Era e freskët e vjeshtës në atë rrugë të errët të Romës sikur ia kthjelloi mendjen! Befas e zuri e qara.  Me zë dhe dhimbje si një fëmijë që i kanë marrë nga dora lodrën… Befas një taksi sikur t’ia kishte lexuar kërkesën i ndaloj tek këmbët.  Miku im harroje dhimbjen.  E kam kaluar vetë në dy raste, i foli një shofer i vjetër me pamje dhe aksent arab. As vdekja e nënës nuk dhemb më shumë se kur të braktis e dashura… Tradhton, e plotësoj Simoni dhe nga sytë i rrodhën lotët. Mbërriti në shtëpi dhe sapo u fut brenda në ngrohtësinë e apartamentit u mundua të qetësojë veten. Fëmijët i kishte zënë gjumi dhe po flinin si engjëj, dy vajzat dhe një djalë. Simoni i puthi lehtë secilin në ballë dhe faqe. Denada vajza e madhe kishte lënë mbi tavolinë një copë pusulle që atij ia hapi ngashërimin! “Të dashur babi dhe mami! Sot është përvjetori i martesës tuaj. Edhe 100 vite të lumtura bashkë. Jemi fëmijët më të lumtur në botë me prindër si ju! Faleminderit që ekzistoni! Befas ndjeu stomakun ti luante vendit. Volli në tualet duke u munduar të mos bënte zhurmë për të mos zgjuar fëmijët! U ndje disi më i lehtësuar megjithëse lotët i rridhnin pa pushim! Befas mori telefonin dhe formoi numrin e Ritës. Por doli zëri metalik i mesazheve. Mori përsëri dhe vendosi të lër mesazh: Ku je tani? Pse s’e kap telefonin…? Befas u ul i pafuqishëm në divan.  Fshiu sytë me mëngën e këmishës dhe i nguli sytë përtej xhamave të dritares atje ku rrezellinte një yll… Ashtu e zuri mëngjesi derisa ndjeu derën e apartamentit që u hap dhe hapat e Ritës. Kapi thikën e ftohtë e të mprehtë prej çeliku dhe u ngrit pa pikë gjaku në fytyrë me shikimin e errësuar. Befas në tërë atë verbëri të përgjithshme sytë i zunë letrën e të bijës për përvjetorin e martesës! Thika i ra nga dora. Simon, s’ke fjetur i tha Rita me zë të butë… Në faqen e majtë kishte një gërvishtje të thellë akoma me bulëza gjaku… Ai e shikoi me dhimbje dhe neveri…Çe ke atë plagë? E pyeti ai ftohtë më shumë si një akuze. U vrava në punë, iu përgjigj ajo e bindur se gënjeshtra e saj s’mund të besohej. Befas ai e qëlloi me gjithë forcën e tij me pëllëmbë.

Ajo humbi ekuilibrin megjithëse u përpoq të qëndronte dhe u rrëzua pa ndjenja. Simonit i erdhi keq që ajo grua që ai e kishte dashur mbi gjithçka në jetë e kishte tradhtuar dhe tashmë ishte një e rrahur, e pafuqishme! Babi ç’ndodhi, thirri e tmerruar e bija Denada që dëgjoi zhurma dhe u ngrit papritur. Asgjë zemër. Mami është e lodhur nga puna dhe pagjumësia. Rita kish hapur sytë dhe po përpiqej të ngrihej. Simoni e ndihmoi të ngrihej dhe e uli në divan. Mami ç’ndodhi e pyeti e bija gjithë merak. Të të bëj një kafe mami e pyeti Denada gjithë merak. Po zemër iu përgjigj Simoni dhe i vuri dorën të shoqes në ballë. Rita ia zuri dorën që po i dridhej dhe ia puthi lehtë. Bashkë me buzët e saj Simoni ndjeu lotët e saj… Deshi të merrte thikën aty pranë dhe t’i jepte fund vetes dhe Ritës.  Por në vend të kësaj ideje e përqafojë fort dhe i tha: Sot është përvjetori ynë i martesës. Do ta festojmë me fëmijët… Ranë të dy në krahët e njëri tjetrit dhe qanë gjatë. Megjithëse i hoqën fizikisht vendosën t’i mbanin maskat e Romës midis tyre.