Sigal

Dritëro Agolli lindi, më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta, më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve në leningrad, Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme “Zëri i popullit”, dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet ’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një “gjuhe të vogël”, ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombës, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet ’60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për “rreptësinë” e poezisë. Më shumë ishte përvoja e tij krijuese, se sa traktatet teorike, që bëri të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e “un-it”, përkundër poezisë së “ne-ve”, që shkruhej “për të bashkuar masat”. Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi, jo vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën. Në moshën 85-vjeçare ndahet nga jeta me një sëmundje kronike në mushkri, por ai mbetet një nga figurat më të shquara të penës shqiptare.

Para largimit

 

Djersiva në arë dhe në lëmë,

lërova poezinë;

im atë punën ma kish nxënë

dhe gjyshja fantazinë.

 

Tani dhe puna shkoi e vate,

shteroi dhe fantazia.

Në një pallat me gjashtë kate

më gjeti pleqëria.

 

Më fton nën dhé im atë e gjyshja:

“Këtu të presim, djalë!”

Dhe kur të kthehet dallandyshja,

të thotë: paska dalë …

 

2007

 

Për herën e parë

 

Në faqe

briskun për herën e parë po vija,

në dhomë para pasqyrës

si burrë,

ndërsa në mend pëshpërisja:

si djalë i vogël

në dhomë ti s’kthehesh më kurrë!

 

Inati ynë

 

Unë u zura keq me gruan time, –

Ndofta shkaku ishte qesharak, –

Me një fjalë, u grinda për një qime,

Që për dreq e gjeta në japrak.

 

Thashë i turbullt: ah, në vendin tonë

Me inatin lidhen besë e fat!

Dhe kur gratë e shtrenjta dashurojmë,

Dashurinë e shfaqëm me inat!…

 

19 dhjetor 2000

Dragua Shehu   

( Nuk vdes kurrë – Ai që s’vdes !)

Çohu, çohu Dritëro!

Sa bukuri kish Shqiperia,

Dhe po  s’u ktheve Ti prapë!

Në zemer të ka njerëzia.

 

O Sadije e ke pranë,

Atë Burrë në Piedestal.

Dhe po  s‘u patë  ndonjëherë,

Në mijra libra është gjallë!

 

I madhi burrë paqe paç!

Se Ti sot je Monoment,

Keni degjuar, o shqiptarë,

Që të  vdesë, Ai që s’vdes?

 

Ne të gjithë të kemi thënë:

“Dritero dhe 100 vjet!

Si nuk e kalove qindin?

Do plotësoje një vullnet!..

 

Ti do rrosh sa rrojnë malet,

Për Kombin Ti  je simbol,

Një simbol që i ngjan Diellit,

Në PANTEON i gjallë do jesh.