Suplementi Pena Shqiptar/ Nebi Dragoti: Ka a s’ka mbyllje lirika

936
Për këtë duhet të lexosh vëmendshëm gjininë e lirikës dhe të shikosh si përfundon. Mirëpo lirika si gjini dhe karakteristikë e saj përmban në vetvete derdhje ndjenjash intime sublime të cilat e bëjnë krijimin tepër joshës. Por, herë herë kjo, ka raste që merr në rrjedhën e saj dhe elemente të karakterit epik. Kështu që, krijimi merr cilësimin lirik-epik, ose epiko-lirik (sipas dominimit që i bëjnë njëra-tjetrës). Pse kështu? Që t’i japësh përgjigje, nuk ke sesi, pasi cirkovolucioni trunor nuk është i njëjtë tek krijuesit. Ana tjetër është se edhe epika, edhe lirika ka një bosht përmbajtjeje, ku ftillohet krejt frymëzimi gjersa mbaron vjersha. Rëndësi ka që kjo masë krijimi kërkon qartësi mendimi, figuracioni e, kjo të jetë e karakterit metaforik univok. Ekuivokja është mirë që të përdoret shumë rrallë, por, edhe , kur të përdoret, mendimi duhet të jetë i kapshëm nga lexuesi dhe lexuesi mos të çoroditet për të marrë kuptimin. Konstatohet tek krijuesët që e harrojnë këtë kërkesë dhe i hedhin krijimit një tis mjegullor, që mundon lexuesin që t’i vjeli përmbajtjen. Kjo mënyrë dëmton poezinë. Në rininë e hershme kam lexuar se lirika nuk ka mbyllje.. Jo, mendimi im është ndryshe: ka mbyllje. Nuk ka ndërtesë pa çati ose tarracë. Po si është kjo mbyllja e lirikës? E përcakton mbarimi i frymëzimit, më troç,mbaron dhe horizonti i diturisë për temën, pra, nuk ka çfarë të shtosh më tej. Ja, kjo është mbyllja me shprehje tepër fine, me mendim tepër origjinal dhe, kushdo qoftë, kënaqet dhe thotë se krijimit lirik nuk ke çfarë t’i shtosh tjetër. E, kurrë nuk duhet harruar se ç’ është uni poetik. Këtu ka edhe keqkuptim, pasi ndonjëri e merr unë të vetvetes, tamam në vetën e parë dhe, kështu, i këndon vetes. Uni i lirikës nuk është, thjesht, vetvetja e poetit, por është njëunë i përgjithësuar.. Aty janë të gjithë, se kjo është ligjësia dhe sekreti i artit. Arti nuk bëhet për një individ të shoqërisë.
Sigal