Suplement Pena Shqiptare/ Spiro Dine: Të rënët e Shqipërisë dhe zgjedh’ e saj

590
Pse s’shkruan m’u thaftë dora,
Tërë të këqiat tona,
Shqipëria oh, e gjora
Ndë të keqe ndë nevoja!
Ndë nevoja ndë mundime
Gjithënjë me psherëtime,
Katër qint vjet dhe më mirë
S’ka parë një dit gëzime.
Po në zgjedhë ndë të keqe,
Gjith me kujë e me dert,
Gojë ka e nukë flet,
Si e varfërë fat – keqe.
E varfër sa s’ka gjëkundi,
Aqë sa e mori lumi,
Se Atën ajo e humbi
Që nuk gjendet as gjëkundi.
Kur kish Atën Shqipëria
Nga të gjitha qe m’e mira,
Ashtu tërë Rumelia*
Reth e rotull ajo fqinja.
Atëherë kjo lëvdonej
Nga të gjitha lavdëronej
Fjal’ e saj dëgjonej
E ç’thosh kjo dotë mbaronej.
Po sot Shqipëri’ e gjorë
As njeri se zë në gojë,
Ç’bën e varfëra, të thonë
Të shtien sytë e ta shikojnë.
Po kini shpresë o shokë,
Se kështu është kjo botë;
Është qere është rotë
Dhe vërtitet e bën voltë**.
Kështu ki shpresë Shqipëri
Si gjithë bota edhe ti,
Si e sjell Zoti, kush’ e di
Të kthenet fati përsëri.

Katër bura mëmëdhetarë
Katër bura Shqipëtarë
Katër ungjillor’ u ndanë
Të zgjonjën Shqipërinë thanë,
Vallë cilët këta janë:
Kristofor nga Elbasani,
Ndë të katër ësht’ i pari,
Ndë tërë botën ju hap namë
E të mburet Elbasani.
Kamarda prej Italisë,
I par’ i filosofisë,
Mbaruar filologjisë,
Gjith’ i shkruan Shqipërisë.
Thimiçkë Peti nga Korça,
Siç e dinë gjithë bota;
Nga së-gjithash thot’ u ngopa,
Shqipëtarëtë i zgjojta.
Prej Nidhrës kemi Kupëtorë,
I mënçur, një mëndje hollë,
Gjithë me kalem ndë dorë,
Thotë tjatritë mos folë.
Të katër janë përndarë,
Nukë janë pran’ e pranë;
Gjith-kush ka marë më nj’anë,
Po fjalën më një e kanë.
Në Stamboll Kristoforidhi,
Tha, Shqipëtarë ku ini?
Ç’bëni edhe që po flini!
Gramë shqip juve pse nxini?!
N’Itali Mitri Kamarda,
Arqimandrit plot urata,
Shkruan e po dërgon kartra,
Mbaron punë jo lëvdata.
Në Misir Thimiçkë Peti,
Është shtën’ ay pas bejti,
Thotë: shokë ju mos mbeti,
Nënë zgjedhë ju të jeti.
Në Athinë Kupëtori,
Gramë shqipe ay nxori;
Shqipëtarëvet u foli,
Po mundonetë I gjori.
As po u mbur moj Shqipëri,
Me këta bura që ke ti,
Dot përkëmbësh ti përsëri,
Të març të parënë lavdi.
1868
Sigal