Suplement Pena Shqiptare/ Specialisti i frutave të egra

883
Tregim nga Dhimitër Shtëmbari
Ju duhet të përdorni sa më shumë fruta pemësh. Pemësh nga ato që nuk kultivohen nëpër kopshtije, por nga ato që rriten pyjeve apo zabeleve…Dhe mjeku që më kish këshilluar kështu, pat ngulur këmbë që unë të mos e vonoja përdorimin e këtyre frutave, sepse, sipas tij, për nga vitaminat ato ishin shumë më të dobishme se barnat e blera nëpër farmaci. U binda. U telefonova dy shokëve të mi, u thashë se çfarë më ishte këshilluar prej një mjeku popullor dhe që të tre vendosëm të viheshim në kërkim të këtyre lloj frutave. Duhet të marrim me vete edhe Thomain,- sugjeroi një nga shokët e mi. – Thomai i njeh me sy e, sidomos, me gjuhë të gjitha llojet e frutave të egra. E thirrëm edhe Thomain. Shyqyr që e ftuam, se do të na ishte zemëruar. “Ku do të vinit pa mua! – na tha kur u takuam.- Ju e dini që unë jam specialist i shkëlqyer i njohjes së të gjitha llojeve të frutave të bimëve të egra”. Ndërsa vazhdonim rrugën, Gjergji m’u drejtua: Është këtej ai, dikushi që sjell për të shitur fruta nga fshati.Vendosëm të shkonim mbas tij. Kaluam një shesh, kapërcyem një rrugë, dolëm në një bulevard dhe morëm për nga sheshi kryesor i qytetit. Gjatë rrugës na ra rasti të shikonim shitës që kishin fruta të ndryshme, deri edhe mbupa fiku. “Sido që dallohen nga pamja, por duhen futur në gojë, sepse është gjuha ajo që e provon shijen e frutit”, foli Thomai si specialist që ishte në këtë fushë. Në afërsi të sheshit, rrëzë një muri, Gjergji pa dikë që rrinte në këmbë teksa merej me një qytetar. Më duket se e gjetëm shitësin e frutave të egra, – na u drejtua Gjergji. Dhe na bëri shënjë që t’i shkonim nga mbas. Gjergji përpara e ne mbas tij dhe ja ku arritëm te ai që shiste fruta të atyre llojeve që dëshironim të blenim. Ishte shitës i kohës, që tregtonte vetëm fruta nga ato pemë që rriteshin pyjeve.”Ta pyesim se nga i sjell këto fruta, – na u drejtua Andrea.- Sepse ka shumë rëndësi të dihet se nga pemët e cilit vend i vjel dhe i sjell këtu.” Kishte të drejtë. Sepse në të tilla raste ka edhe mashtrues. Më falni, – i drejtohemi, – nga cili vend i sjell këto prodhime? Shitësi dëgjoi me shumë vëmëndje dhe, ashtu qetë – qetë, na e ktheu: “Unë vij nga fshati Shutrinë. E dini ku gjendet? “E kishim dëgjuar si emër, por asnjëri prej nesh s’e dinte se ku gjëndej. Është mbas atij malit atje, – vazhdoi të sqarojë shitësi. Dhe e shtriu dorën në njërin krah të horizontit. “Që të mos e zgjatim, – ndërhyri Gjergji, – kemi ardhur të blejmë një lloj fruti, që na është rekomanduar prej mjekut”…Shitësi vuri buzën në gaz. U ul në gjunj dhe u afroi qeskat me fruta të ndryshme, me disa lloj ngjyrash. Keni këtu fruta nga disa lloje, merni ç’të doni, – na u drejtua. Ndërkaq ndërhyra unë, duke i bërë të ditur shitësit, se shoqërohesha nga një mik, specialist i shkëlqyer për njohjen e frutave. Nga pamja dhe nga shija ishte në gjëndje të njihte një për një të gjitha llojet e frutave në Shqipëri. E shikoni këtë shokun këtu? – iu drejtova shitësit. – Këtë marrim me vete kur shkojmë për të blerë fruta. Është vërtet specialist i mbaruar. Shitësi i drejtoi sytë nga ai për të cilin bëhej fjalë. Thomai vuri buzën në gaz, si të donte të tregohej modest. Urdhëro, Thoma! – iu drejtova shokut tim.Thomai u ul në gjunj dhe nisi të fuste në gojë nga një kokërr fruti. Në fillim mori një mollë të vogël, sa një kokërr kumbulle, e futi në gojë dhe… E mirë! Shumë e mirë! Mund të blesh nga ky lloj fruti. Të bën mirë… Ndërsa e dëgjonim tërë sy e veshë, specialisti vazhdoi më tej. Afroi mbas vetes një qeskë me fruta të vogla, ngjyrë të kuqe. Mori një kokërr, e fshiu me një letër të pastër dhe e futi në gojë. E përtypi, ngriti kokën dhe foli: Trëndafil i egër? Shitësi tundi kokën. Tepër i shijshëm. Mund të merni edhe nga këto. Kaluar ilaçit janë! Kapi një qeskë tjetër me kokrra të vogla. Nuk ishin prej thane. Ishin prej një peme që s’e njihnim. Kolumbri? Mund të merni edhe nga këto. Bëjnë çaj të mrekullueshme…Ndërsa ndiqnim veprimet dhe mendimet që shprehte, Thomai vazhdonte të gustonte një nga një frutat e të gjitha qeskave. Më në fund qendroi te një qeskë e bukur. Ishte e madhe, me shumë fruta, që ngjanin si kokrra të pabluara kafeje. Mori një kokërr, e kaloi nëpër duar, e afroi pranë syve dhe, nuk po i jepte dot karar ta njihte! Vazhdonte ta shikonte dhe tundte kokën. U vu në siklet. Nuk i kish rastisur të shikonte dhe të mbante në dorë të atillë fruti! Mendoi të pyeste shitësin, por shpejt ndryshoi mendim. Përse ta ul veten, kish thënë me vete, përderisa iu paraqita specialist shumë i mirë i frutave. Nën vështrimin e të gjithë shokëve, Thomai e futi në gojë. Ndërsa e rrotullonte brënda saj, nuk po i përcillej.Ndërkohë, ajo shija e pazakontë iu shoqërua edhe me një lloj arome të keqe te hunda. Kur u ndodh para një situate të tillë, ngriti kokën dhe iu drejtua shitësit; Më falni, po këtë lloj fruti me çfarë çmimi e shisni? Shitësi u ndodh ngusht. Nuk po i bëhej t’i përgjigjej. Deri në këtë çast pat menduar se përpara kish pasur një specialist të shkëlqyer frutash, ndërsa tani … Ku e morët atë?! – pyeti shitësi. Ja tek kjo qeska e madhe këtu, – iu përgjigj Thomai. Po kjo nuk është frut… Po çfarë është?! – shprehu habinë specialisti i madh i frutave. Është kakardhi dhije… E shes për ata që kanë nevojë për pleh organik…Të gjithë ia ngulëm sytë në fytyrë shitësit. Sakaq, Thomaj u largua ca më tej dhe nisi të pështynte shpesh për të nxjerë nga goja jashtëshqitjen e dhisë.
Sigal