Suplement Pena shqiptare/ Mrekullia e ngjyrave të shqiptarit Kodra në atelietë e Botës

513
Ibrahim Kodra
Shaban Likmetaj Kodra lindi në Ishëm më 1918 dhe ishte pa diskutim një ndër artistët më të spikatur të shekullit XX befasia e kombinimit të ngjyrave të tij transponuar në tablotë e krijuara gjatë një jete të gjatë artistike e rendit atë në piktorët avangard dhe modernë të shekullit të kaluar. Arsimimi I tij nis në vendlindje për të vazhduar në gjimnazin e shtetit në Tiranë. Jeta e tij në do të marrë një kthesë fatlume kur më 1938, në moshën 20 vjeçare largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Aty I riu shqiptar do shpalosë talentin e tij dhe do të justifikojë besimin që mësuesit e tij të parë të penelit patën tek ai dhe mundësuan shansin e madh, bursën në akademinë e arteve figurative, ku asokohe studiuan shumë artistë që do pushton galeritë e Evropës dhe ato të Amerikës së Veriut. Kodra largohet nga Roma drejt qytetit më evropian të Italisë së kohës, Milano, duke vazhduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera. Po ndërkaq profili i tij artistik është konsoliduar. Ai ekspozon punimet e tij në Milano, Venecia, Romë Paris, Nju Jork, duke krijuar ndërkaq raporte me artistë të fjalës dhe ngjyrës si; si Pikaso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso që ishin edhe piktorët më të mëdhenj bashkëkohës, me shkrimtarë dramaturgë dhe poetë, kritikë e regjisorë duke nisur nga Eugjnio Montale etj. Pasuria artistike e Ibrahim Kodrës është e larmishme nga Memuarët, pikturat, skulpturat e deri tek vargëzimet lirike intime. Ai ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë edhe pse vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara. Disa nga ekspozitat e tij: ekspozitë kolektive në “Paradise” me Picasso, Dali, Matta, Ernst, Levi, Panseca, Braque, etj. ekspozitë kolektive në “Stone Gallery” në Newcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares, etj. 
ekspozita në Milan, The Stone Gallery në Newcastle, “Senator” në Stuttgart, po ashtu edhe në “New Art Center” në Zurich. Nukmund të linimpa përmendur gjithashtu edhe Ekspozitën personale në Galerinë e Artit Modern në Prishtinë apo Expozitën personale në Princess Hall në New York dhe “2D Gallery” në Sassari.

O NËNË
Ledhatimet e tua të ëmbla 
më nuk i ndiej 
që ashtu si era e prillit 
lulet përkëdhel,
nënëzë.
A mos je fshehur diku?
buzëqeshjen tënde 
nuk e shoh më,
sytë e tu gjithë vëmendje,
ah sytë e tu
që asnjëherë nuk lodheshin
duke më ndjekur 
në të pasigurtën ecjen time.
Ti ishe për mua gjithçka.
ajo fytyrë jote, 
më e bukura mes muzave.
Dhe flokët e tu
të gjatë e të zinj
mbulonin faqet e gëzueshme,
kur gjoksi ngjallte ngrohtësinë
nëpër pulsimet e mia fëminore.
Tani ku je fshehur?
E freskët në kujtesën time,
rikthehu, o nënë,
të përkëdhelësh fytyrën time
të lodhur nga pritja
KJO ËSHTË RRUGA
Nën qiellin yllësor
të Pozitanos
një çupëz ngjitej për në Fornilo
me hapa heshtjeje.
Rrugët ishin të mbuluara
me errësirrën e natës.
Dritat lëbyrëse të një makine
ndriçonin
figurën e hajthshme
të vogëlueshes së pjekur parakohe,
flokët e saj të artë shthurur nga era.
Një zotëri avitet,
me gishtin të drejtuar nga mali,
thotë: “Ti që kërkon misterin e dritës,
ja rruga që të çon te Shën Mëria”.

NJË MIKU SHKRIMTAR
Qielli i Pozitanos
është mbuluar me retë e freskëta të agut
e ti, duke kundruar aurorën,
mbledh mbi një gjethe
plagët e kohës.
NJË LULE
Mos më thuaj që nuk të kam dashur,
o lule e livadhit të virgjër!
Thuamë që është shuar dielli,
thuamë që toka është në flakë,
thuamë që hëna është ngjethur,
thuamë që qielli është në gjëmë,
thuamë që s’ka më agshole,
por mos më thuaj që nuk të kam dashur…
URA
Në atë ditë të bekuar
vajzat rendnin
nga ura.
Dielli hidhte
rreze nate
për t’i bërë brune.
• përktheu Eda Agaj Zhiti
Sigal