Suplement Pena Shqiptare/ Forma e përmbajtja duhet të ndërthuren

555
Dritëro Agolli: Bidedë me Jusuf Buxhovin
09.01.1971
Letërsia shqipe po zhvillohet me një ritëm të shpejtë. Në Shqipëri kjo rritje, manifestohet me botimin e shumë veprave të gjinive letrare. Çfarë ishte rrjedha e saj dje? Në ç’binarë shkoi dhe ç’kapërcime kuantitative dhe kualitative shënoi gjer më sot?

Pajtohem me shokun Ismail. Hapat e parë u bënë në poezi, në sajë të traditës së saj të pasur. Vitet 60, kur poezia u nivelizua me prozën dhe kur romani ynë vrullshëm u zhvillua, nuk duhej t’i trajtojmë si vite të ngecjes së poezisë sonë, mbasi shkëputja nga tradicionalizmi dhe shtimi i numrit të krijuesve solli me vete një kualitet të ri – konkurrencën dhe hulumtimin në këtë fushë të krijimtarisë artistike. Balanca e prozës me poezinë bëri që, në një farë mase poezia të hyjë në prozë dhe të gërshetohen elementet e përbashkëta duke e pasuruar letërsinë tonë me përmbajtje të thuktë dhe formë.

Në ç’masë i pasqyron letërsia në Shqipëri proceset e reja jetësore dhe cili është karakteri i saj?Meritë është përmbajtjen e thuktë, e cila duhet t’i shërbejë shoqërisë sonë, ta prezantosh me një formë të re. Kjo do të thotë të hulumtosh dhe të kërkosh, të shkosh edhe një hap më tutje në të paraqiturit e vërtetësisë. Si shembull këtu na shërben të shumtë te ne, po që se do dikush të shkëlqejë, atëherë gjithsesi duhet t’i plotësojë këto komponentë të rëndësishëm.

Përkundër ca sukseseve, drama ende ka ngelur pas në krahasim me poezinë dhe prozën. Si mund të arsyetohet një dukuri e tillë?
Tradita na mungoi në këtë gjini, por po bëhen përpjekje që ta themi edhe këtu fjalën tonë, mbasi edhe kjo e ka vendin e vet në vorbullën e tërë këtij zhvillimi të hovshëm shoqëror.

Cili është niveli artistik i poezisë që krijohet në Shqipëri?
Letërsia në Shqipëri përpiqet të zhytet në të gjitha proceset jetësore dhe ta transmetojë secilin detaj me anën e metodës së realizimit socialist. Karakteri shoqëror i letërsisë dhe i artit te ne është qenësor dhe dominues. Në fillim pati skematizëm dhe keqkuptime, mbasi partishmëria e artit keqkuptohej. Por pikëpamjet e tilla dështuan dhe u dërmuan në sajë të së vërtetës që po ndodh sot ndër ne. Është e tepërt t’i numërosh veprat e kësaj periode thjesht me karakter shoqëror mobilizues dhe militant, të cilat në qendër e kanë njeriun punues.

Në çfarë relacioni qëndron forma me përmbajtjen në një vepër që krijohet në Shqipëri?
Ka hyrë në një fazë të pjekurisë. Kërkimet dhe hulumtimet që u bënë e çuan përpara dhe gjuha e saj, për t’i pasqyruar besnikërisht proceset jetësore, u mpreh me figura dhe elemente të reja artistike, kështu që sot të depërtosh në poezinë, do të thotë artistikisht të dallohesh nga të tjerët.

Sa është në gjendje kritika letrare t’i përcjellë arritjet letrare dhe të ndërtojë ura midis lexuesit dhe veprës?
Zhvillimin e letërsisë duhet ta përcjellë kritika letrare. Por te ne mund të thuhet lirisht, se ajo jo vetëm që s’e ka përcjellë po i ka mbetur pas. E dimë se kritika letrare është diçka e vështirë dhe se kërkon përgatitje të gjithanshme shkencore dhe metodologjike. Ndoshta fajet i ka edhe tradita, e cila është tejet e pamjaftueshme në këtë drejtim. Viteve të fundit kritika jonë bën përpjekje të përcjellë krijimtarinë dhe të analizojë fenomene të reja, por në esencë mbetet vetëm entuziaste dhe asgjë tjetër. Mungon thellimi fenomene. Si e tillë është e metë e saj e madhe që duhet ta evitojë. Por, në këtë fushë, që po dallohen kohëve të fundit me punë serioze, janë Shapllo, Velça dhe ca të tjerë, të cilët karakterizohen për kulturë të gjerë, çfarë njëmend e kërkon kritika letrare e shkencore. Kur flasim për kritikën letrare atëherë duhet të bëjmë dallim midis kritikës së hapur dhe asaj në lëmin e historisë së letërsisë, mbasi e dyta është në rrugë të mirë dhe ka bërë bukur shumë punë në zbërthimin e shumë gjërave.

Sa e njihni letërsinë shqipe që krijohet në Kosovë dhe në ç’nivel qëndron ajo sipas jush?
Nuk e njoh përafërsisht. Kam lexuar aty-këtu, por kam përshtypje se ka edhe gjëra të mira atje. Letrarët tuaj, sidomos ca njerëz që merren me kritikë, duhet ta pastrojnë gjuhën e jo të ngatërrohen me fjalë të huaja, mbasi fjalët e marra nga gjuhë të huaja lehtë zëvendësohen me tonat.

Faleminderit!
Sigal