Suplement Pena shqiptare/ Dora d’Istria

17

“Meqë bashkatdhetarët e Skënderbeut janë
pellazgë, ata nuk duhet të harrojnë se familjes së ndritur pellazge i është
dashur ta mbrojë vendin e të parëve të saj, jo vetëm nga sulltanët, por edhe
nga pushtuesit sllavë. Serbi Dushan i ka rrëmbyer Shqipërisë më shumë krahina
se padishahu i Stambollit”. Dora d’Istria bën fjalë për Serbinë okupatore të
Car Dushanit, për Çamërinë shqiptare, për Tivarin shqiptar, për preokupimet e
dijetarëve gjermanë lidhur me prejardhjen dhe betejat legjendare të shqiptarëve
kundër pushtimit osman, për Mirditën si “Zemra e Shqipërisë Katolike”, për
Katër Shqipëritë (Gegëria, Toskëria, Labëria dhe Çamëria), të cilat Rexhep Voka
i Shipkovicës, që para një shekulli i konsideronte si “Katër Kalema”. Elena
Gjika është gruaja fisnike që bën fjalë për shqiptarët trima e bujarë, për
shqiptarët komb ushtarësh, për këtë popull krenar e sypatrembur. Çfarë
mrekullie sikur të ishim të gjithë të këtillë! Kaherë do ta kishim Shqipërinë
reale e origjinale, unike e demokratike.