Suplement Pena shqiptare/ Agim Jazaj: Lypsi- ëngjëll

676
Kjo që shkruaj është e vërtetë,
Askush të mos e marrë si shaka,
Dikush erdhi me hapin e qetë,
Trokiti në derë, kur ra sabah!
Ëndërra më prishi gjumin,
Ma sikterisi mbi tramundanë,
Nëpër acar kalova lumin.
Dhe po prehesha matan!
Nga ëngjëlli këshillë mora,
Për të vdekurit fal diçka!
25 lekëshin shpejtë e nxora,
E taksa me shpirt për ata!
Fshij sytë të largojë ëndërrën,
S’isha vetëm në krevatë,
Sikur më sumboi zemrën,
Se harroj kurrë atë natë. 
Dera trokiti pa u zbardhur,
Burri thatim dorën, zgjati
Erdhi, erdhi, bërtita i çartur,
Të taksurën e kisha gati…
Vlorë1977
DETI
Deti nuk është i qetë,
Dhe ai do t’na mërzisë, 
Si ai dhe unë nuk hesht, 
Po ngre murin e poezisë.
Ah, thash me vete,
Po i mëshojë penës, 
Të matem me poetët, 
I bëjmë hysmet pemës! 
VETERANËVE
Kokat ju zbardhojnë,
Vite ka çdo thinjë,
Ecëni kryelartë,
Mbeteni të rinj!
Dimrave të luftës,
Shkuat djalërinë,
Si kujtim kohës,
I lat pleqërinë.
Ecët nëpër plumba,
Çat nëpër rrebeshe,
Djalërinë e mbollët,
Thellë nëpër sheshe.
Vlorë 1984
MALL PËR JETËN
Kushtuar Kokos
Këze Jazaj
Dritën kurrë se pe,
Fytyra s’dalloje,
Po në zë na njihje,
Me ne bisedoje !
Lija e mallkuar,
Ty të mori syt,
Kur ishe e vogël,
S’u shua malli yt!
Dhe mua më djeg,
Jo sa të djeg ty.
Nuk mbete me një,
Po humbe të dy!
Pate mall për jetën,
S’di ç’qe natë a dita,
Rrugën ti e shihje,
Dhe kur fikej drita !
Vargjet amanet,
Tek varri t’i çuam, 
Dheu nuk i tret,
Syt, që nuk shikuan !
Vlorë 1984
POETIT
Po të lexojmë o poet,
Këto vargje që ke shkruar,
Dhe për cjapin po na flet,
Sikur me të ke veruar.
Edhe cjapi mjekërosh,
Ka hyrë në vargjet e tua,
Pena s’po të shkon bosh,
Për të gjithë ato që thua.
Vargu djersë nga ugaret,
Vlagë nga Nënë Shqipëria,
Njeh gëzimet edhe hallet,
Të kupton dhe fëmija.
Udhëton i menduar,
Nga maj’e “Olimpit” s’flet,
I shtrydh fortë çfarë ke shkruar,
Ndaj kanë vlagë, e marrin jetë.
Maja e penës “grykëz pushke”,
Kurdoherë godit në dhjeçe,
Urdhëroni përherë të themi,
Asnjëherë tumir mbeçe.
Vargu yt pikon djersë,
Nga e bujkut, e çobanit,
Kurr s’humbasin si vesë,
Kanë mbështetjen e tabanit.
Shkurt, 1985 
PESHA E FIRMËS 
Po vras kohën se kam ngenë,
Të hap “shtegun” e poezisë,
Kanë vite në sepete po flenë
U zgjuan nga dremitja e marrëzisë!
Firmën kam hedhur mbi 20 vjet,
Përsëri me të rrugën po ngas,
Pesha e saj ndihet për jetë,
Shënjës “Peshorja” i përkas!
1985 
SHAMIBARDHA
Ecte shamibardha,
Rrugës nazemadhe,
I dola përpara,
Ta kap s’i sorkadhe.
Faqe prushëruar,
Shko moj shamibardhë,
Isharet të bëra,
Unë me longar.
Thëllënxat mbi shkëmb,
Longarin dëgjuan,
Ç’desha të të thoshja,
Ato i pasuan…
Bashkë u nisëm,
Nëpër monopate,
Më dhe trëndelinë,
Të dhashë manushaqe.
1985
KARAKTERISTIKA 
Asnjëherë s’ma kishin lexuar,
Karakteristikën: njeri me huqe.
Nga pas çfarë s’më kishin shkruar,
Ma kishin bërë me llampë të kuqe.
Kisha dëgjuar këtë motivacion,
Nuk puthje në asnjë vend,
Tani shpirti këtë po e vuan,
Le të jesh dhe burrë me mend.
Ata që ta fusnin me karakteristikë,
Ishin të zgjedhur nga sëra,
Të tymosor, e tharë, si zhapik,
Pas shpine, t’i bënin të tëra.
Dosja mbërrin në dyertë e komitetit,
Lexuan “blozën” të hedhur mbi të,
Çfar t’më bënin mua të shkretit,
Të gjitha të zeza, e bardhë asgjë.
Rahmet pastë, Taqoja si vitrinë,
Me dosjen nën sqetullë përditë,
Ja linte kryetarit mbi tavolinë,
Zbriste me ankth, në katin e dytë….
Vlorë 1985 
Sigal