Suplement Pena Shqiptare/ 24 marsi i 48 vjeçarit Ilir Meta

21
Ish-studenti që e nisi karrierën nga “Dhjetori ‘90”, sot në krye të Parlamentit Shqiptar 
“TELEGRAF”
Kanë qenë të rinjtë e LSI e LSI, ata që dje më 24 mars, i kanë uruar të parët datëlindjen Ilir Metës, drejtuesit, shokut dhe mikut të tyre të mirë e dashamirës, siç e quajnë krejt sinqerisht e natyrshëm kryetarin partisë ku ata militojnë e bashkë drejtojnë. Pastaj, 24 marsi i datëlindjes së Ilir Metës, ka qenë i mbushur me urime nga anëtarë e bashkëpunëtore të tij në LSI, në PS, në PD, në kuvend, media, bashki, qarqe, prefektura, parlament, qeveri, ambasada të huaja, parti politike, institucione shtetërore, shoqëri civile, shokë, miq e të afërm brenda dhe jashtë Shqipërisë, madje edhe nga miqtë e shumtë në rrjetet sociale, ndër të cilat më të ëmblat e përvitshme, kanë qenë urimet e 3 fëmijëve Bora, Besari, Era dhe bashkëshortes së tij, Monika. Ndodh në çdo datëlindje figurash publike, njerëzish modest e prindërish të përkushtuar, që urimet vijnë nga shumë “adresa” me mesazhe që vlerësojnë dhe respektojnë atë që ka ditur dhe di të respektoj e vlerësoj këdo, duke sakrifikuar edhe nga vetja. Kështu ndodhi edhe dje me Ilir Metën, në 24 marsin e 48-të të jetës së tij, jetë që ka nisur më 24 marsin e vitit 1969, i lindur në një nga zonat me histori traditash atdhedashëse të Skraparit dhe që po e vazhdon vrullshëm e aktivisht, në Tiranë, në krye të politikës e punëve të vendit, me kontribute përcaktuese në disa detyra të larta, prej afro 4 vitesh në detyrën e lartë si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Prej 25 vitesh në politikën aktive, Ilir Meta ka treguar se është energjik, i matur, koherent, i qartë, bashkëpunues, i mbështetur dhe i preferuar prej politikës e shtetarëve të BE, SHBA dhe shumë vendeve të tjera perëndimore. Këmbëngulës, mbështetës i të rinjve që aspirojnë të jenë, të bëhen e të tregojnë vlera konkrete si pjesë e politikës kontribuuese. Tolerant deri kur e keqja e manifestuar prej palëve e bashkëpunëtorëve, nuk cenon interesat e vendit dhe frymën e grupit. Është votëbesuar në disa detyra të larta politike e shtetërore, të cilat i ka përballuar potencialisht në funksion të detyrimeve kushtetuese dhe frymës së mirëkuptimit e bashkëpunimit brenda politikës shqiptare dhe forcës politike, ku ka milituar si i zgjedhur kryesor dhe tashmë si drejtues i LSI, të cilën e ka themeluar dhe po e drejton brenda standardeve të një force me tregues integrimi evropian. Është një rrugë, që Ilir Meta e ka nisur me pjesëmarrjen e vullnetshme, të guximshme e aktive në Lëvizjen Studentore “Dhjetori ‘90” për të sjell ndryshimin e madh, si pjesë e grupit themelues të organizatës rinore socialiste (FRESSH), si drejtues i lartë rinor dhe i PS, si kontribues për futjen e FRESSH e të PS, në strukturat e partive të majta evropiane. Provat si drejtues politik modern e produktiv me të rinjtë e PS dhe në përmbushjen e detyrave si i zgjedhur në strukturat drejtuese të PS, krijuan bindjen e drejtuesve dhe anëtarësisë socialiste, për t’i besuar disa detyra të larta si ministër e deri kryeministër i Shqipërisë, funksione që i ushtroi me efikasitet e korrektësi. Prej afro 4 vitesh, drejton Kuvendin e Shqipërisë! 

28 momentet e jetës dhe aktivitetit të 48-vjeçarit Ilir Meta 
1. U lind më 24 mars të vitit 1969, në Çorovodë, Shqipëri, 
2. Diplomuar për Ekonomi Politike, në Fakultetin Ekonomik te Universitetit të Tiranës, 
3. Pjesëmarres aktiv në “Lëvizjen Studentore ‘90”, që përmbysi regjimin komunist 
4. Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë
5. Deputet i Kuvendit të Shqipërisë që prej vitit 1992
6. Studimet Pasuniversitare në Ekonomi. 
7. Zotëron gjuhët: Anglisht-Italisht
8. President i Bordit të Institutit për Paqe, Zhvillim dhe Integrim dhe anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin.
9. Vitet 1996-1997, Nënkryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme.
10. Ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESSH), kontribues aktiv e potencial për anëtarësimin e Forumit në Internacionalen e Rinisë Socialiste. 
11. Në vitet 1992-1995, nënkryetar i FRESSH
12. Në vitet 1995-2001, Kryetar i FRESSH
13. Kryeministër i Shqipërisë në vitet 1999-2002.
14. Anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS, qysh nga Kongresi i 12 qershorit 1992 
15. Anëtar i Kryesisë së PS, në vitet1993-2013, kur dha dorëheqjen (korrik 2003), pas kërkesave për transparencë në drejtimin e PS dhe të qeverisë
16. Në vitet 1997-1998, Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës. 
17. Në vitet 1993-1996, Nënkryetar i Partisë Socialiste 
18. Në vitet 1994-1996 Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS, ku vendosën marrdhëniet me Partinë Socialiste Evropiane dhe Internacionalen Socialiste.
19. Mars-tetor 1998, Sekretar Shteti për Integrimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme
20. Tetor 1998-tetor 1999, Zv/Kyeministër dhe Ministër i Integrimit Në nëntor 1999-shtator 2001 kryeministër 
21. Në periudhën shtator 2001-shkurt 2002, rimandatohet kryeministër, pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001 
22. Në muajin shkurt 2002, jep dorëheqjen me motivin: Për të shmangur krizën brenda PS qeverisjes së saj
23. Korrik 2002-korrik 2003, Zv/Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme 
24. Anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, drejtuar nga ish kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato
25. Leksione në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si dhe në disa akademi e universitete në Evropë e SHBA, si Akademia Evropiane e Berlinit dhe Universiteti i Harvardit.
26. Në vitet 2009-2011, zv/kryeministër, ministër I jashtëm dhe Ministër I Ekonomisë, tregëtisë dhe Energjetikës
27. Prej vitit 2013 e në vazhdim: Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
28. Ilir Meta është i martuar me Monika Kryemadhin dhe kanë 3 fëmijë: Borën, Besarin dhe Erën
Urim për 48 vitet e njeriut, politikanit dhe mikut që përcjell vetëm mirësi
Engjëll MUSAI
Drejtor i “Telegraf”
Miku im Ilir! 
Padyshim, që dje të kanë ardhur urimet të shumta për vitin e 48-të, të jetës tënde afro gjysmëshekullore. Unë bashkohem me gjithë urimet e sinqerta, si pjesë e vlerësimit tim të hapur për sinqeritetin dhe dashamirësinë tënde, të cilën e manifeston me tolerancë edhe kur cenohesh padrejtësisht. Po ta përcjell këtë urim për datën e lindjes, i bindur se ndihesh mirë jo vetëm prej urimit tim miqësor, por prej çdo urimi që të vjen nga cilido, veçanërisht në datën 24 mars. Kam pasur shumë telefonata nga njerëz nga zona jonë, nga bashkëpunëtorë të gazetës, nga kolegë, nga miq personal e të përbashkët, nga anëtarë e drejtues të LSI e madje edhe nga të afërm të fisit tim, të cilët më kanë kujtuar se 24 marsi është datëlindja jote. edhe pse unë si miku yt nuk e harroj dhe nuk e neglizhoj këtë datë, i kam falënderuar për “kujtesën” dhe për porosinë, që të bëja një urim publik në “Telegraf”, të cilin po ta përcjell me vlerësim për ty, familjen dhe kontributin tënd, miku im Ilir! 
Tre urime të sinqerta, nga 3 politikanë të rinj të LSI
Drejtuesi dhe shoku ynë dashamirës, që na qartësove vizionin e na dhe shansin të bëhemi pjesë e kontributeve për vendin
Floida Kërpaçi 
Të uroj Gëzuar Ditëlindjen dhe faleminderit për atë që ke bërë për mua, LRI, dhe të gjithë të rinjtë e Shqipërisë! Gjithmonë kërkon të mësosh nga rinia dhe nga problemet e brezit dhe nuk pretendon ti dish të gjitha, se na jep gjithmonë fjalën sa herë e kërkojmë, se na lejon që rinia të rritet e të zhvillohet si forcë që e drejton vetë fatin e saj! Për të gjitha këto duhet të falënderoj, por mbi të gjitha të shpreh dhe njëherë angazhimin tonë se vizioni juaj, vizioni jonë, i çdo të riu dhe çdo Shqiptari do të vazhdoj për të krijuar një të nesërme më të mirë! Gëzuar datëlindjen!

Klevi Pojana 
Njeriut që i besOva vullnetin tim politik i uroj sot jetë të gjatë dhe të lumtur! Fal angazhimit të tij sot unë dhe mijëra të rinj janë pjesë e politikës dhe vendimmarrjes! Mundësia që i ofron të rinjve është mundësi për Shqipërinë! Ai është modeli i bashkëpunimit dhe politikanit europian! Shembulli i një njeriu të suksesshëm në familje dhe karrierë! Ai është lideri im, lideri i rinisë shqiptare, lideri i Shqipërisë!
Endrit Braimllari 
Jam pjesë e mijëra të rinjve e të rejave, që me idealizëm e besim ju bashkuan drejtimit e vizionit tuaj për të përfaqësuar interesat e popullit, interesat e njeriut të thjeshtë! Nga ty mësuam se me punë dhe përkushtim, me thjeshtësi, dashuri dhe mirënjohje duhet t’i shërbesh vendit tënd. Të uroj më të mirën pranë familjes dhe gjithë shqiptarëve! Ndjehem krenar që jam pjesë e ekipit tënd për të krijuar më shumë shanse për një të nesërme më të mirë. Gëzuar datëlindjen!