Suplement Letrar/ Lasgush Poradeci

1173
Sigal

(1899-1987)

Lasgush Poradeci është një poet shumë i njohur.
Llazar Sotir Gusho i njohur nën pseudonimin Lasgush Poradeci ishte poet dhe
shkrimtar shqiptar. 

Mbas mbarimit të shkollës fillore në Pogradec, i ati i Lasgushit që ishte
patriot dhe arsimdashës e dërgoi në moshën 9-vjeçare për të vazhduar studimet
në Liceun Rumun të Manastirit (Bitola). Me filllimin e Luftës së Parë Botërore
Liceu u mbyll dhe ai u kthye në 1915 në Pogradec duke e lënë Liceun pambaruar.
I jati që nuk e shihte dot të birin pa shkollë e dërgoi në Athinë, dhe ai
regjistrohet në një Lice francez. Atje sëmuret nga mushkëritë dhe për dy vjet
qëndron i shtruar në sanatoriumin “Sotiria”. Përsëri nuk e mbaron
liceun.Në vitin 1921 ai shkoi në Bukuresht (Rumani], për të vazhduar studimet e
lëna përgjysëm. Duke qenë pa bursë dhe pa asnjë ndihmë, ai u detyrua të punonte
dhe njëkohësisht të studionte. Në Bukuresht ai u lidh me lëvizjen atdhetare të
kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin e atdhetarë të tjerë shqiptarë dhe u
zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i Kolonisë. Në Rumani, duke dhënë provimet
mori bacalaureatën në Silistra. Në verën e vitit 1924 Qeveria e Fan Nolit i dha
bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit (Austri) në Universitetin
Karol Francik dhe në 1934 përfundon studimet e larta në Grac (Austri) në
Fakultetin e Filologjisë Romano-Gjermane dhe fiton titullin Doktor-Profesor. Në
dallim nga poetët e Rilindjes, që megjithë origjinalitetin e tyre kishin tipare
të përbashkëta, poetët e shquar të periudhës së Pavarësisë Noli, Fishta,
Poradeci, Migjeni, janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri si nga
formimi, nga prirja e tyre, ashtu edhe nga interesat e synimet. 
Lasgush Poradeci e jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve
të mëdha për liri. Në veprën e këtij romantiku të fundit të letërsisë sonë
jetoi shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe të traditës së Rilindjes,
ashtu sikurse edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi
për një emancipim të përgjithshëm kulturor e shpirtëror të shoqërisë shqiptare.
Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe
ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë. 

Shtatorja e Lasgush Poradecit 
Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë “Vallja e yjeve”, dhe më
1937, u botua vëllimi i dytë “Ylli i zemrës”. Pas Luftës së Dytë
Botërore Lasgush Poradeci e vazhdoi veprimtarinë krijuese, por u mor edhe me
përkthime. Ai shkroi, veç të tjerash, poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”,
“Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit
Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si
“Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut,
Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi
të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut,
etj. 
Lasgush Poradeci lë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e
lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës
sonë si Eqerem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail
Kadare, Rexhep Ismajli, etj. Si një personalitet i shquar dhe poet i vërtetë ai
nuk ua nënshtroi kurrë artin e tij kërkesave dhe synimeve të diktaturës. Për
këtë arsye ai u la në një gjendje ekonomike të rëndë dhe pothuaj në harresë nga
shtypi zyrtar. Vetëm në vitin 1989 mundi të botohet vepra e tij e plotë.Duhet
te themi me bindje edhe me krenari se emri i Lasgush Poradecit eshte nje nder
per kombin shqipetare.

» Dërgo
Korrigjime »


Vallja E Yjeve

Yjtë-e ndezur si fingjill,

Që vërtiten palë-palë

, Prej mosgjëje zunë fill

Plot me jetë-e mall të valë. 

Zunë fill me dashuri

Që kur bota zu të ngjizet,

 Pa sikush për
shok të ti

Përvëlohet edhe ndizet. 


Ndizet ças edhe për ças,

 E si kurrë
s’ka të shuar,

Pa pushim i vete pas

Me një sulm të llaftaruar. 


E si kurrë nuku mund

Ylli yllin që t’a kapë

 Rrotull
qiejve pa fund

Venë-e-vinë-e-venë prapë… 
………………………………… …………………………………
………………………………… ………………………………… 
Do të venë fluturim

Kudo janë-e kudo s’janë,

Nëpër qjell që s’ka mbarim,

As fillim, as fund, as anë. 


Kur mi të, kur nënë të,

Kur me hire-e kur pa hire

, Do përëajnë gjithënjë

Hapësirë…shkretëtire… 

Ata ikin varg-e-varg

Me një etje të pashuar:

 Sesà fellë-e
sesà larg

Shoq me shoq u pat larguar!… 


Kùsh j-u fali-aq dëshërim,

Dh’aqë zjarr e aqë flakë,

Dh’i gatoj me aq durim

Yjtë-e lum e varfanjakë? 


Se do një, si për çudi,

Ku prej syresh rreh të ftohet,

 Shoq i vet,
nga mall’i ti,

 Më me zjarr
zë përvëlohet… 


Dh’i vjen qark më me vërtik

E me dhembje më të nxehtë,

E si ik…si gjithë ik…

E pushton me zjarr të vetë: 


Sa më pak e shmbëllen:

 Aq më shumë-e
ndjek dëshira..

. Pa nga malli që s’e gjen,

Dridhet gjithë hapësira. 


…Kur po ja! Se që përtej

Ndriten erërat nga pakë:

Yll-i çdukur nëpër qiej

 Vetëtiu e mori
flakë: 


J-a pat shtënë me një ças

, Mun në mes në kraharuar,

Shoq’ i vet q’i sillej pàs

Me një sulm të llaftaruar; 
Q’e kish flakën mun në gji,

Q’e zhuritte dashurija,

që çkëlqente me zili

 Rrotull
rrezeve të tija. 


Yll i mjerë e yll i lum!

Yll i lum e yll i mjerë!

Sapo drita t’u përgjum,

Sheh një shoq nëpër skëterë; 
Ay vin… e gjith vin…,

Gjith më pranë… -e gjith më pranë…

– Sesà ndrin e vetëtin!…

Sesà ndjen një gas pa anë!… 


Sesa ndritesh përsëri!

Sesì ndizesh përsëpari!

Sesì djek me dashuri

 Posi yll
margaritari!… 


Dashuri! Heu! Mall i ri!

Dashuri! këng’ e durimit!

 Ti liri! Ti
robëri!

Ti valim i shkrepëtimit!

 

Vdekja E Nositit

 

Me zjarr ju flas…, me zjarr. 
Në gjirin tim kam hapur varr… 
Që t’i jap shpresë-edhe t’j-a marr… 

Un’ ik liqerit zemërak 
Fatlum dh’ i pastër si zëmbak, 
Po zemra ime kullon gjak: 

Se vijnë-urtuar zogjtë-e mi, 
Dh’ u jap ushqim me dashuri- 
Një dashuri për llaftari: 

Pa nis ah! gjirin t’a godas… 
Dh’ e hap ah!-gjirin më një ças…, 
Dh’ i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!…

 
Ahere – helmohet e buçet 
pas mallit t’im liqeri – i shkret, 
e rit tallazin posi det. 


Ay e tund, ay e shkund, 
ay e hap sa me të mund, 
gjer mu në gjit, gjer mu në fund. 


E shpirtin dyke m’a përcjellë, 
më thotë-ah! Shif sesa ‘sht i fellë 
ky gjir’ i em që të pat pjellë… 


…Me zjarr ju flas, me zjarr.

 

Gjeniu I Anijes

 

 

Veshtroni si shket siper valash 
E tundet anija me nge? – 
…Me krisme-e me prush prej sterkalash 
Mi te shkrepetiu nje rrufe!… 
Ti det, brohori fshehtesire! 
Kuptim i potershem, ti det! 
…Po heshtje: ndaj vales se nxire 
Gjeniu i anijes po flet: 
Prej zallit qe sot po largohem, 
Fillova mergimin e ri; 
Hepohem…anohem…humbohem… 
Po sulmin s`e ndal kurrsesi. 
Dh`aspak nuk me tremb zhurmeria, 
Ndaj turret me hov e vertik 
Mi balle-e mi korje te mia 
Ndersimi-i tallazit armik. 
Perpara kur shoh gjeratore, 
Dh`ato me gremisin ne fund- 
Mi kulmin e vales malore 
Un` heq te shpetoj sa me mund. 
E morti fatkeq ne me ciku, 
N`u desh tmerresisht te fundas- 
Aspak nuk me thyen rreziku, 
Po nis e permbysem me gas: 
Se prapa le vazhden e ndritur- 
Q`e hapa me shpirtin fatos: 
Fistonin gazmor ku pat shkitur 
Valim-i anijes q`u sos. 
Valim-i anijes se lete 
Qetohet,ndalohet,mbaron 
Njeriu i anijes perjete 
Hepohet…anohet…valon…

 

E Mora Shoqezen Perkrah

E mora Shoqezën Përkrah 
E mora shoqezën përkrah, 
E matmë rugën ca-nga-ca, 
Sikur na ndillte larg diçka. 

Pa zu dita perëndoj, 
Pa zu nata na mbuloj, 
Pa zura shoqen ta pushtoj. 

Përse buçet liqer i qet! 
Liqer, ti ç’thua ndaj bucet! 
Ç’far’ pe, liqer, mi zall të shkretë? 

E çasin kur e sjell nër mend, 
Kur sjell nër mend, ah! atë vend, 
As rroj as vdes, po jam pa mend.

Dimër

Shpirti im qe sot y mbyll 
dhe gezimin m’a perzuri. 
neper mal e neper pyll 
zu debora prej qekuri. 

bjene floket nje-nga-nje 
mi katundin e shkretuar. 
dyke mardhur nene te 
dheri fjet e ri mbuluar 

flet nga-dal e shpirti im, 
dhe ne zi pikoj si fleta, 
pa me qit as pipelim 
tere fili, tere jeta. 

ne kaq heshtje-e qetesi 
ndjej vajtimthin e nje shpesi: 
psheretin me ze te ti 
jet’ e trembur se mos vdesi..