Spitali i zemrës që “të bën me zemër” në QSUT

744
Sigal

Tmerri i pacientëve në pavionet e spitaleve publike

 Dezdemona Porja

Një tjetër realitet i zymtë dhe i dhimbshëm shqiptar ka në fokus mjekësinë. Një çështje tepër e ndjeshme nga të gjithë, por që vetëm falas nuk mund të konsiderohet, të paktën deri më tani. Bëhet fjalë për familjarët e pacientëve, të cilët duan të futen brenda ambienteve të spitalit të QSUT, për të vizituar të afërmit e tyre, por hasin në pengesa të mëdha: roja te ndërtesat 6 katëshe në derë nuk i lejon të futen brenda pa marrë para nën dorë, sepse kështu është mësuar të bëjë punën e tij, si mjafton rroga që mer por do akoma më shumë. Por nëpër pavione nuk është vetëm roja, por edhe personeli tjetër shëndetësor që nuk të prek me dorë nëse nuk paguan nën dorë. Këtë dukuri e dinë të gjithë dhe të gjithë heshtin se kanë frikë që nuk marrin shërbimin e nevojshëm. Në mendje të vjen një shprehje e vjetër “Në spital mos pafsh as hasmin”, jo më njerëzit e tu të dashur. Në spital vjen për t’u shëruar dhe bëhesh më keq. Ka edhe nga ata mjekë që tallen me pacientët. Më konkretisht, po sjellim një fakt nga një pacient, i cili ishte i shtruar në spital dhe kishte dhimbje në këmbë. Mjekja dhe mjeku i thanë se “po të dhemb këmba nga vranësirat dhe mos u anko se je në hotel me 5 yje”. Ja pra ku ka arritur mjekësia saqë mjekët tallen me pacientët e tyre, po e vrarë ndërgjegjen fare.

Situata e përgjithshme në spitale e QSUT

Mungojnë banjot nëpër dhoma. Pacientët detyrohen të sorollaten nëpër korridore që të shkojnë në tualet. Edhe pse janë të sëmurë s’kanë çfarë të bëjnë. Ushqimi është i keq, nuk hahet. Shërbimi, nëse nuk ke lekë nuk bëhet. Kjo është një e ardhur shtesë për mjekët, sepse nuk mbesin pa marrë lekë asnjë ditë. E ç’të themi më shumë “leku e çon ujin përpjetë, por po nuk pate lekë je i vdekur”. Në QSUT përpara se të futesh në derën e spitalit duhet t’i kesh xhepat plot me lekë, sepse korrupsioni fillon që nga roja tek porta në rrugë të madhe e më pas edhe  tek mjekët. Të gjithë të kërkojnë lekë, sepse përndryshe mund të përfundosh duke mos e marrë fare atë shërbim. Është e pabesueshme ky fakt që hasim përditë në derën e spitalit. Roja nuk lejon njerëzit të futen brenda pa marrë lekë nën dorë. Madje thotë, që duhet të ketë një fletëhyrje përndryshe nuk mund të kaloni pragun e derës edhe pse keni të afërm brenda. Një qytetare nga Tropoja, A. L. na tregoi, se kur hyri brenda me bashkëshortin e saj i ka dhënë lekë rojës së spitalit dhe vetëm atëherë ai i ka lejuar të futen brenda. Kjo është një gjë e pafalshme, sepse roja paguhet, ç’do që iu mer lekë njerëzve, të cilët venë në spital për hall, jo për qejf. Po ç’të bësh në këto rrethana?! Familjarët e gjorë janë të detyruar të paguajnë rojën nën dorë me shuma të vogla parash, nga 1 qind, 2 qind ose 5 qind thjesht vetëm për t’u futur brenda derës së spitalit. Të tjerët, që nuk kanë mundësi, rrinë pas dere duke ju lutur rojës që të futen brenda. Por roja me një mendjemadhësi, indiferentizëm të veçantë për ta, pa pikë mëshirë pret vetëm lekë nga njerëzit, të cilët janë ose të afërm të të sëmurëve, ose vetë nuk janë gjendje të mirë shëndetësore, por nuk kanë fletë rekomanduese dhe kurrkush do t’ia dijë për ta e askujt s’i bëhet vonë.

Problemi me tualetet

Një problem tjetër është që dhomat e spitalit e kanë tualetin jo në dhoma, por larg në fund të korridoreve, ku pacientët e kanë tepër të vështirë të lëvizin që të shkojnë deri atje. Problem tjetër është ushqimi që nuk hahet fare dhe është i papërshtatshëm. Edhe shërbimi i është lënë spontanitetit, varet sipas ndërgjegjes së personelit. Ka nga ata mjekë që të shërbejnë pa iu dhënë asgjë, por ka edhe nga ata që, po nuk iu dhe lekë, nuk të shohin me sy. Madje të lënë të presësh kot, vërdallë nëpër spital, të lënë në një dhomë kot, vetëm deri kur t’iu japësh lekët, që të shërbejnë. Një qytetare D. S, na tha, se po priste të bëhej operacion për zemrën, por akoma ishte e shtrirë në dhomë vetëm, pa asnjë informacion dhe po priste gjatë deri kur të vijnë ta marrin mjekët.