Skender Laze Trebeshina: Për ditëlindjen e Dritëroit

628
Sigal

 Gazeta Telegraf/ 


PËR DITËLINDJEN E DRITËROIT


Të isha në ditëlindjen e Tij,
prezent


s’di se ç’dhuratë do preferonte Agolli
ca vargje (që s’di nëse mund t’i thur vërtet)
apo të shkoj t’i mbledh ca gurë Devolli!

Unë nuk do t’pretendoja aq lart
t’i kërkoja një libër a një vepër
përveç një fije flokëz të artë
t’ia shtrydhja mjaltin mbi letër!

Nga flokët e artë, veç një
fije 
do të ishte më e çmuara dhuratë
se muzat andej derdhen me dritë yjësie
zbresin në tokë dhe marrin universin, lart!

Ne do t’kujtojmë veç
trembëdhjetë tetorin
sot, nesër dhe në përjetësi, Dritëro
në shekuj do të përndrij meteori
drita jote është shpërndar, ngado!