Petraq Risto: Koha rrjedh në klepsidër…

934
Sigal

Gazeta Telegraf/


Petraq Risto


Koha rrjedh në klepsidër…


Shënime për vëllimin poetik “Tango me veten” të Fatbardha Behri (Kaçi) –

Fatbardha Behri (Kaçi) sapo ka dritëbotuar vëllimin e saj
të parë poetik titulluar “Tango me veten”, publikuar nga shtëpia botuese ADA. Botimi
i një libri poetik jo në moshë të re tashmë është praktikë e njohur dhe te ne,
madje njihen edhe raste kur autorët “e thinjur” kanë qëlluar në shenjë. Edhe
Bardha e kishte këtë siklet para se të vendoste ta dërgonte vëllimin në shtyp.
Bashkë jemi miq që nga koha studentore në degën e Gazetarisë dhe që nga ajo
kohë, nuk e kisha takuar. Vetëm “ndihma” e rrjeteve sociale dhe dëshira e saj
për ta parë librin na ‘rinjohu’. Fatbardha kishte njëlloj luhatjeje nëse kishte
bërë mirë që i kishte përmbledhur krijimet e saj poetike. E lexova librin. Poezitë
e saj rrjedhin natyrshëm, pa zhurmë, si të gjithë lumenjtë që e dinë synimin:
derdhjen në det. Poezia e saj nuk bërtet,  nuk akuzon, ajo vetëm flet në vetën e parë,
flet me ne, bashkëbisedon, edhe atëherë kur kërcen tango me veten. Me veten!?
Po pse me veten?! Apo për të përligjur tezën e lashtë se në këtë botë secili
është vetëm, vdes vetëm, apo se Vetmia po bëhet rregulli i këtij shekulli të
zhurmshëm… Ajo shkruan: “Asgjë nuk mban dot fshehur shpirti, në mbretëri të
gjumit”.

Apo: “Sokrat,edhe brenda nesh, ka kozmos/Ëndrra përthithëse,
dëshira yjeshuar…dashuri zjarrmuar……/E, si ta njoh veten, Sokrat?
Koha në klepsidër rrjedh e më përqesh/Çastet rrëshqasin…
Askush dot s’i ndal…..!
/E, në ndryshim veten si
ta kap?Si ta njoh? I urti, Sokrat?”

Brenda natyrës lirike të poezisë së saj shpaloset dhe një
kulturë e gjerë falë përvojës jetësore dhe përvojës së leximit.
Mitologjia pagane, ilire,
etruske, greke, emra personazhesh dhe grimcash nga vepra e Homerit, Platonit, Sokratit,
Dantes, Shekspirit, Petrarkës, Hygosë, etj. apo 
legjendat dhe mitologjitë shqiptare, gjithçka shpërbëhet paqësisht në
vargjet e poeteshës dhe u shërbejnë me dëshirë motiveve dhe mesazheve që ajo
kërkon të përcjellë.

“Bukuroshja gërshetëz 
ime mbesë Meilin,/hyn e del në botën e përrallave/Merr pluhur Zanash, i
bën të flasin,/Lodrat, lulet, fluturat, pemët….”
Apo: “Kur hana dyzohet dridhshëm në liqen…./Shfaqen
Najadat me krahë të gjelbër shelgu.”

aKështu shkruan me
dashuri nëne e gjysheje për Erisin, Marvinin.

Si të gjithë poetët
F
atbardha kërkon
përsosë Botën, ta bëj atë më të
ndjeshme, më të bukur, sepse: “Secili prej nesh
shpalos flamurin
e së
drejtës së vet…../Mbi barkë pazëll /Në detin e jetës era shtyn shtjellë shpresën”.

Në vëllimin “Tango
me veten” shfletohen shpirtrat njerëzorë, dashuria, dhembja dhe ndjenja e  miqësisë, janë muzika që shoqëron këtë
“tango” poetike.
“Gene
të përzier shtojnë bukurinë e Botës”. “Dhe kur sëmbon dhembje e mallit/hedhim
vështrimin lart në yje….”.

“Lot sermi derdh hana, kur fiket drit’
e jets’ n’sy t’ferishtes.

Dielli i trishtum mshehet, tuj u fut,
mbas malit….

Se s’mundet me shkri dhimbjen në
t’vorfna familje,

ku fmitë, desin t’ftohtit….

E, kur hans’  vedin ia l’shon, yjet kputen

E bijnë n’tokë, tuj ndezë qirinj
Amshimi……..

 

Në libër gjen dhe poezi me nota
proteste, klithma të brendshme njerëzore, mospajtim me veprime kundër thelbit
të jetës siç janë “Morfina në Onkologjik”, “Pasqyra”, etj.

“Morfinë ,
morfinë…….Edhe yjet dridhen nga dhëmbja…edhe Hëna trëmbet nga çnjerëzorja”.

Apo: “E qelbur është
miqësia kur krimbat bëhen trima/
Krenarisht hanë besimin….Shkruajnë me
jargë poshtërsi-trishtimin.”

Shpesh Fatbardha shkruan me një shkodranishte të ëmbël që
ta kujton lehtas Migjenin, Camajn dhe Mjedën.

Vëllimi poetik “Tango me veten” na shpërfaq një autore të
pjekur, me zërin e vet modest. Kuptohet që si çdo “tango” ka dhe nostalgji, dhe
dashuri, dhe dhimbje. Jeta ka bukurinë dhe vrazhdësinë e saj dhe jetohet me
mënyra të ndryshme, por me thelbe të njëjta:

Ndjekim yjet e
fatit/E, në udhëkryqe
na gjakosin hamëndjet…./Pendimet na
ndjekin pas/vazhdë drite të rrezehënës…..”

I uroj Fatbardhës suksese në këtë vëllim dhe vazhdimësi në krijimtarinë e
saj.

 

ShBA, 28 shtator, 2016