Pena Shqiptare/ Tajar Zavalani: Nga historia e Rilindjes Kombëtare (“MISIONI I SHEKULLIT XX”)

1645
Tajar Zavalani
Një librëz’e vogël me një syprinë të hollë ngjyrë boj-qyramidheje; një titull i thjeshtë Petro Luarasi, mësonjësi im i shqipes; një auktor i panjohur Guri Sevo, por nje përmbajtje që do të shënojë një ditë të çquar në historinë e botimeve shqipe. Kjo është përshtypja e parë që më lënë kujtimet e një mjeshtri plak të fshatrave të Kolonjës që ka patur fatin të jetë nxënësi dhe të njohë prej së afërti jetën plot andralla e mësime të një apostulli të shqiptarizmës. Flamurtarët e nacionalizmës mbushin shtyllat e gazetave me artikuj patetikë që fillojnë e mbarojnë me: duhet! Duhet të ringjallim shpirtin heroik dhe vet-mohonjës të pionerëve të rilindjes kombëtare, duhet të frymëzojmë shqiptarët më një ideal të flakte që të ketë për bazë kombësine dhe dashurinë për vendin tonë, duhet ta bej çShqiptar t’a quaj veten ushtar të epopesë së re që do të na nxjerr në rrugën e gjerë të qytetërimit, etj. etj. Fraza tingëllonjëse, fjalë bombastike , pa një substancë, dhe në të shumtën e herëve, asnjë shkëndijë dashurie të vërtetë. Vjen vetiu se derisa puna e flamurtarëve të rinj të nacinalizmës kufizohen me artij gazetash ku çfaqen idera abstrakte dhe deshira të mira rezultati nuk mund të jetë tjetër veçse një zhurmë e zbrazët pa asnjë efekt. Nacionalizma ushqehet me tradita, shpirti i sakrificës ngjallet me shëmbëlla, idealizma shfaqet duke lartësuar vlerat morale të një kombi. Të gjitha këto i jep historia. Për neve historia që mund ti shërbej këtij qellimi fillon me epopenë e rilindjes kombëtare. Mirpo mjerisht ndër neve kjo histori nuk është shkrojtur ende. Kurse asnjë gjest, asnjë fjalë, asnjë ditë nga jeta e atyre që janë përpjekur për ringjalljen e ndërgjegjes kombëtare në një Shqipëri të pamvarur duhej të mos mbetej e panjohur, duhej të regjistrohej me njëmijë kujdese që të krenoheshim edhe ne me të shkuarën tonë si komb. Në ato falanga trimash që kanë luftuar për ngadhnimin e shqipes do të shihnim fytyra të larta e të ndritura që sot na duket gati si legjendare. Kurse neve dijme aqë pakë mbi këtë perudhe heroike të historisë sonë sa shumë veta habiten kur mësojnë se më 1883 ka patur shkollë shqipe në katund të Kolonjës. Historia e rilindjes sonë kombëtare, ku të mos mbetej në harresë asnjë episod i çquar, asnjë jetshkrim i vlefshëm, flamurtarët e sotëm të nacionalizmës nuk u kujtuan ta shkruajnë. Ata nuk vranë mendjen të bënin as më të voglën përpjekje në këtë drejtim. U desh të delte një njeri i popullit, një puntor i thjeshtë që s’ka pretezën të jetë as shkrimtar as intelektual që të na tregoj se si i shërbehet nacionalizmës shqiptare. Ay nuk shvilloi theorira; nuk shiti mëndje, por kallzoi me gjuhen e tij të thjeshtë e të gjallë se ç’ka parë, ç’ka ndier e ç’ka dëgjuar. Në njëqind faqet e librezës së tij ay përmblodhi tridhjetë vjetë jetë dhe prandaj beri një vepër që se a shoqen në letërsinë tonë. Duke lexuar librin e Guri Sevos të duket sikur dëgjon një plak të moçëm me fytyrë kuqereme dhe mustaqe të bardha që rrëfen me gjuhën e tij pa stërhollime nonjë ngjarje heroike ku është ndodhur dikur. Plaku ka zënë kryen e vatrës dhe tërë familja mbledhur rreth tij dëgjon në mes të heshtjes së thellë tënjë nate dimri. Një zjarr i bukur dushku çon përpjetë flagën e kuqe që feksohet në sytë e dëgjonjësve. Llamba ma vajguri e varur mbi kryet e plakut lëshon rrezet e saj të zbeta mbi teshat dhe njerzit të zhytur ne një gjysmë erresire , dhe leftonme flagën duke dyfishuar hijet që lëvizin…

Kështu ringjallet përpara nesh agimi i Rilindjes Kombëtare
Pasqyrë e trishtueshme! Populli shqiptar i paditur, i përçarë, i varfëruar shpirtërisht!… Turku sundon truallin tonë duke përdorur shqiptarin si vegël për t’a shtyrë në torturim dhe çfarosjen e vëllezërve të tij të racës e të gjakut. Patrikhana ka robëruar shpirtrat dhe, me anë të propagandës fetare, thellon humnerën që ndan bijtë e shqipes më dysh. Bejlerët, shumica e tyre, venë fuqinë, influencën, larot e tyre në shndërim të njërës ose tjetrës palë dhe kudo gjejnë rastin që të bëjnë të këqia e të pasurohen. Në mes të këtij kaosi , të kësaj lufte civie të pandierë që forconte sundimi grabitës i zyrtarëve turq, të kësa letargjie morale të thellë , çohet lart fytyra e ndritur e Petro Luarasit, një fytyrë ku mishërohen vyrtytet e lashta të truallit shqiptar.prej gojës së tij del një kushtrim i mprehtë lufte për liri, një erë e re fillin të fryjë në botën shqiptare që ka haruar veten dhe të shkuarën. Guri Seva me fjalë më të theshta gjallëson këtë apostull të shqiptarizmës nën petkun e një mësonjësi katundi, që arin lartësinë e moraleve të një figure biblike. Te Petro Nini shohim të bashkuar në një mënyrë të mrëkullueshmë të gjithë cilësitë që i duhenluftëtarit fanatik tëë një ideje.ay ka kulturë më të gjërë është i zoti i pendës, flët më një talent të çuditshëm që elektrizon turmat më refraktare; po nuk ka asnjë nga të metat e intelektualit të çrënjsur, më nerva të sëmura, me shpirt të paqetë, më dyshime e kriza pesimizme. Lartësimi në lëmin e diturisë atë nuk e çkëput nga rrethi i tijnga populli ku ka dal,e nga vëllezrit fshatarë të cilët ka vendosur ti nxjerri në dritë. Ay nuk shet qibarllëke dhe kur e lyp puna është i zoti të korë, të lidhë duaj të hedh vrahun.rruga që ka nisur është plot gjëmba e rreziqe po Petrua nuk është nga ata që trembet., dhe pushkën di ta përdorë, po me atë zotësi që përdor pendën dhe fjalën. Ajo fjalë e tij e flaktë që thëret shqiptaret të bashkohen e të luftojnë për lirin e trojeve të veta, ngre kundër Petros të gjithë’ata që fryhen e mbahen nën sundimin e turkut si krimbi në plehë. Po gjithë ajo fjalë ku shprehet shpiti më i kulluar, idealizma më e zjartë dhe karakteri më i paepur i siguron petros miqësinë besnike të njerëzve bujarë e trima të Kolonjës, një miqësi që vete deri në flijimin e jetës dhe është ndjenja më e bukur që ngjallin në shpirtrat e pakorruptuar idealistët si Petro Luarasi. Por edhe kur mbeti fill i vetëm kundër të gjithëve , Petro Luarasi nuk dheshpërohet : “edhe nëntëdhjetë e nëntë herë të biejmë prapë duhet të ngrihemi” thotë ay në të tilla raste ka optimizmen e shëndoshë të njeriut që është i bindur në triumfin e funtmë të idesë së tij. Ay është njeriu që gjen kënaqësi në përpjekjen më një qëllim, në luftën për një ide, njeri që e ndezin pengimet, e forcojne kundështimet. Po sidomos fjala, fjala e Petro Ninit, ka një fuqi magjike. Është fajala e apostullit që zbut egërsirat më të çfrenuara. Atje shpreget shpirti i tij i kulluar që digjet nga flaka e shenjtë e idesë kombëtrae. Ay me fjalen e tij çarmatos armiqtë më të pashpirtë dhe bën miq që lënë kokën për të. Edhe kur vendosin t’a çdukin, jerzit e errësirës dhe të krimeve nuk guxojne t’a sulmojnë sheshit po e helmojnë tinëz si katilë vulgarë e pa pikë burnije. Falë i qofshim mjeshtrit lak të Kolonjës që na dha rastin të njohim siç lipset një pionier të epopesë kombëtare, të rojmë disa orë në atmosferën e zjarrtë të asaj kohe ku heroizma ishte bërë një gjë e zakonëshme, të dalim nga pellgu i mizerjes morale ku jemi zhytur. Shëmbëlla Guri Sevo-s le tu sherbejë gjithë atyre që duan të ngjallin një frymë të re në gjirin e djalërisë shqiptare.

Bota e Re, Korçë, 1936, nr.12, 30 shtator
Illyria nr. 42 1963 
Shënim: Teksti është sjellë me gjuhën që autori e ka hartuar dhe për pasojë mban vulën e kohës 
Sigal