Pena Shqiptare/ Klaudia Malaj: Vitet kaluan

831
Klaudia Malaj 

Vitet kaluan
Sot, mu dukën të zbardhura flokët.
Teksa kaçurrelin shpleksja qetësisht.
Mbase koha kish’ kaluar pa e ndjerë.
Sot mu dukën të ëmbël lotët.
Tepricë ëmbëlsie sikur kishin.
Nuk e di se përse më rrodhën.
Ndjeva të më dridheshin duart.
Komandë më për to nuk kisha.
Numërova kockat dhe damarët.
Në pasqyrë, kishte humbur portreti.
Portreti im nuk shfaqej më aty.
Dikur, ishte një portret i qeshur.
Një fytyrë të rrudhur e të shëmtuar
kisha tani për vete dhe për ata…
Atyre që dikur u isha dukur e bukur.
Një trup të vyshkur, lëkurë bardhë.
Një lëkurë me rrudha keq të stiluar.
E kisha veshur, pa masë e kisha krijuar.
( Fituese e Çmimit të tretë në festivalin “Fjala poetike 2017”)


Sigal