Ja 10 shprehjet më të veçanta të dashurisë

985
Sigal

Kur jeni të dashuruar
ju qëllon të bllokoheni duke mos arritur të shpreheni. Nuk është e lehtë të
artikulohen ndjenjat. Dhe gjëja e fundit që dëshironi është t’i nxirrni këto
fjalë…

Por mos u merakosni,
poetët dhe shkrimtarët kanë menduar ta shprehin bukur këtë. Nuk është gjithmonë
e lehtë.

Kur jeni në një
lidhje, fjalë si thjesht “Të dua” mund të tingëllojnë klishe dhe jo aq të
përshtatshme.

Kështu që nëse keni
vështirësi në shprehjen e dashurisë, mos kini frikë – mund të përdorni një nga
këto shprehje të bukura kur dëshironi të jeni romantik, i thellë, i ëmbël ose
edhe i thjeshtë.

Dhjetë shprehjet më të bukura të dashurisë

1. “Të gjithë
thonë se dashuria dhemb, por kjo nuk është e vërtetë. Vetmia dhemb. Refuzimi
dhemb. Të humbësh dikë dhemb. Dëshira dhemb. Të gjithë i ngatërrojnë këto me
dashurinë, kur në fakt dashuria është e vetmja që fshin çdo dhimbje duke na
bërë të ndihemi mrekullisht mirë. Dashuria është e vetmja gjë në këtë botë që
nuk dhemb.” Mesha Selimovic

2. Për romantikët e
pashërueshëm, kjo:
“Ja se si ndihem kur ti më prek: Sikur miliona universe të vogla lindin dhe
vdesin në hapësirën midis gishtave të tu dhe lëkurës time. Ndonjëherë harroj.”
Iain Thomas, I Wrote This For You

3. Ja edhe pak
nga Rumiu:
“Zgjodha të të dua në heshtje…
Sepse në heshtje nuk gjej asnjë pengesë,
Zgjodha të të dua në vetmi…
Sepse në vetmi askush nuk të ka veç meje,
Zgjodha të të adhuroj prej një farë largësie…
Sepse largësia më ruan nga dhimbja,
Zgjedh të të puth përmes erës…
Sepse ajo është më e lehtë se buzët e mia,
Zgjedh të të mbaj nëpër ëndrra…
Sepse atje ti je e pafundme.”

4. Kjo shprehje
psikologjike gjithashtu mund të funksionojë:
“Dashuria e papjekur thotë: “Të dua sepse kam nevojë për ty.”
Dashuria e pjekur thotë: “Kam nevojë për ty sepse të dua.” Erich Fromm

5. Nënë Tereza në
shtëpi!
“Le ta takojmë njëri-tjetrin përherë me buzëqeshje, sepse kjo buzëqeshje është
fillimi i dashurisë.”

6. Dashuria është
e nxehtë. Kujdes!
“Dashuria është zjarr.
që nuk mund të thuash nëse do të të ngrohë zemrën apo do të të djegë shtëpinë,
këtë, nuk e dimë.” John Crawford

7. Dashuria e
thellë fillon me miqësi.
“Dashuria është miqësi që merr flakë. Është të kuptuarit pa fjalë, besim i
përbashkët, të ndarit, të falurit. Është premtim, në të mirë dhe në të keq. Ajo
nuk mjaftohet përveç se me përsosmërinë duke përfshirë brenda dobësinë
njerëzore.” Ann Landers

8. E vërteta e
thjeshtë e dashurisë.
“Ndonjëherë shpirti sheh atë që është e padukshme për syrin.” H. Jackson Brown,
Jr.

9. Martin Luther
Kingu, Jr. dinte gjithashtu nja dy gjëra për dashurinë.
“Kam vendosur të merrem me dashurinë. Urrejtja është peshë e rëndë për t’u
mbajtur.”

10. Hmm. Kjo
është e thellë.
“Të dashurohesh thellësisht prej dikujt të jep forcë, të dashurosh dikë
thellësisht të jep guxim.” Lao Tzu./Botasot