Gaqo Veshi: Disa kujtime nga shoqëria e vjetër me Dritëro Agollin

1017
Sigal

Nga GAQO VESHI

Në një fotografi që më dhuroi miku e shoku im i rallë, Dritëro Agolli 59
vjet më parë, kur mbaruam shkollën e mesme “Asim Zeneli “ në Gjirokatër, prapa
saj më shkruante:

Ta kesh
kujtim nga unë, o shoku Gaqo. Kur t ë shikosh këtë

portret
të vogël, një tablo e tërë do të të dalë përpara.

                                                            Shoku
yt,

                                                      Dritëro Agolli

            Dhe ja tani, kur shoku dhe miku im i
madh ,mbushi 80 vjet, duke parë këtë portret të tij, një jetë e tërë me kujtime
më dalin parasysh, gjatë jetës sonë katërvjeçare në konviktin e shkollës së
mesme, prej të cilave në këtë përvjetor të tij, në malin e madh të kujtimeveë,
po përpiqem të përnen disa prej tyre.

            Që ditën e parë, që u njohëm në
axhensinë e udhëtarëve në Korçë, duke pritur për të shkuar në Gjirokastër, mësova
se kisha të bëja më një poet të ri, që shkruante vjersha e që disa prej tyre i
kishte botuar në shtypin e kohës, si në gazetën “Rinia” apo “Letrari i ri”

            Që në vitin e parë të shkollës në
Gjirokastrë, Dritëronë, mua, dy Nikot, një nga Himara e tjetrim nga Kolonje, Kosta
Panazon, Llambro Shemkon nga Vërniku i Devollit, na vendosën në dhomën nr.6 të
një shtëpie të Kokalarit, sipër shkolllës. Nuk kalo shumë kohë dhe nga vjershat,
e qyfyret e Dritëroit, dhoma jonë u bë më e dëgjuara dhe e preferuara.
Kryefjala dhe kallzuesi i saj gjithmonë ishte Dritëro Agolli. Një nga cilësitë
e ralla të tij ishte humori i hollë. Edhe kur fliste ndonjë gjë serioze do të
fuste ndonje batutë, që ne na bënte të çkuleshim së qeshuri, kurse ai, jo vetëm
se nuk qeshte si disa të tjere, që vetë flasin vetë qeshin, por as buzën nuk e
vinte në gaz.

            Në këtë dhomë thureshin “tragjeditë”
nga Dritëroi si “Gjak mbi dysheme” për grindjest (ndermjet A-së dhe L-së) ku rrëfrhrshin
beteja si në “Iliadën” e Homerit, njëri ishte Akili fitimtar dhe tjetri Hektori
i mundur. Apo “Bankizmi sëmundja foshnore e krevatizmit” që i kushtohej V. Bankës,
i cili, me që ishte pak kambur e anohej nga e majta, hiqte e vinte dërrasat e
krevatit për të drejtuar trupin.

            Ne pjestarëve të dhomës nr 6 na
kishte ngjitur nga nje epit. Mua më quante Promothe dhe Perëndia e fekondimit.
Ll. Shemkos “Bishti” Nikos së Himarës i thoshte “Pirati Mimi. A. Jasonidhit, një
nga shokët tonë më të mirë e kishte përcaktuar “Përcaktimi”, për shkak se
Jasoja (si e therrisnim) i dilte shpesh fjala, se cili nga ne do ngrihej në mësim.
Sa vinim në oborrin e shkollës, sejcili nga ne shpejtonte ta pyeste Jason:

            -Eh, si thua, jam sot?

            Dhe ai duke qeshur përgjigjej:

            -Më duket se je, vëlla!

            Dhe për hir të së vertetës „Përcaktimit“
disa herë i dilnin përcaktimet.

            Kristo Dhima ishte njeri i aksioneve
të rinisë. Për të Dritëroi kishte hartuar edhe një vjershë, që ishte botuar në
gazetën “Letrari i ri” Me sa mbaj mend, ajo fillonte kështu:

                                    Shihni Kriston si po ecën,

                                    Fët
e fët e gjithë gaz,

                                    Çantën
krahut e ka hedhur,

                                    Batanijen
e ka pas.

            Ai ishte zgjedhur kryetar i këshillit
të konviktit dhe Dritëroi e thërriste „Babaj i konviktit“ se shpeshherë zëvendësonte
edhe xha Myftarin (rojen e natës) për t’i rënë ziles                  

Shoqëria e pandarë me Dritëronë ndikoi fuqishëm tek unë edhe në fushën e
letërsinë. Rrethi letrar i shkollës së mësmë në Gjirokatër ishte nga
fildanishtet më të mira  të letrarëve të
rinj të Shqipërisë. Në të arthmen ata do të bëheshin të dëgjuar, që te Dritëro
Agolli, që ishte kryetar i këtij rreth, te Ismail Kadareja, Agim shehu, Bekim
Harxhi, Bardhyl Xhamae, Ibrahim Tafilaj e të tjerë.

            Në vitn e dytë të shkollës, kur
Komiteti Qëndror i rinisë, shpalli një konkurs letrar, një nga çminet e fitoi
Dritëroi, me vjershën e gjatë “Gjaku i kulluar”, prej të cilës me kujtohen këto
vargje:

Reth
kasolles së vetmuar, po fryn era me tërbim,

Ngre
dëborën e pashkelur, permbi mure e përplas.

Dhe
çatia vrima-vrim, seç gjëmon e uturi

I
madh dimër ka plakosur, gjithë dëborë e erë pas.

Edhe
brenda në kasolle, mbi një thes me lecka qepur

Eshte
shtrire i përgjakur trupi i gjome i një djali,

Shtat
e ka theism me xhunga dhe jastek per t’u mbështetur,

Gjuri i
nënës është bërë. Fryn prap era që nga mali.

-Bir,
po kush të ka qëlluar,kush kaq rëndë të goditi,

Bir iu
thaftë ajo dorë dhe i rëntë copa-copa,

Mos
e tretët kurrë grapa!

            Dritëro Agolli, që në bankat e shkollës,
nuk shquhej vetëm si një letrar me të arthme, por edhe si një humorist e
pjesmarrës në  aktivitetet e gripit
teatral të shkollës e të konviktit. Ai interpretonte gjithnjë rolet konvikte. Më
kujtohet si sot, kur vendosëm të bënim një shfaqje teatrale ne konvikt, por
mjerisht, konvikti ynë ishte krejtësisht mashkullor. Një herë vendosëm të vinim
në skenë komednë me një akt të A. Z. Çajupit „Pas vdekjes“. U ndanë rolet, Dritëroi
në rolin e Zenelit, unë atë të doktor Adhamudhit, Idajet Zotaj  të zotit Vurko, ndërsa në rolin e Lulushes
caktuam shokun tonë të klasës, Harito Fanikon, me që vinte i imët, gjysëm bjond
e me tipare femërore. Shfaqja doli me sukses. E damë ne konvikt, ne shkollë, në
spital, në Fabrikën e Lëkurve, ne kinemanë e qytetit. Një dite vendosëm ta
jepnin dhe në qytezën e Libohovës. Sa arritëm aty u muar vesh se grupi teatral
i konviktit të Gjirokastrës ka ardhur të jëpë çfaqie, njërzit u grumbulluan në
sheshin e caktuar. Si perde vendosëm disa çarçafë, që i kishim marrë në konvikt
dhe shfaqja filloi. Dritëroi në rolin e Zenelit kishte vënë një palë mustaqe të
gjata e një qylaf të zi, që vetëm nga pamja të bënte të mos e mbaje dot gazin.
Sa hyra unë në rolin e Adhamudhit, iu drejtova Zenelit me fjalët: „Çudi, more
Zenel, yt zot kryetari i klubit më tha se në oren tetë do të ishte këtu!“ Mënyra
e të folurit dhe përgjigjia e Dritëroit bënë që spektatorët të shpërthenin me të
qeshura. Kulmi i komedisë arriti, kur doktori i tha Zenelit Dritëro: „Do të të
jap dy mexhite po qe se më rrefen!?“

            -Dy mexhite për mua?! Sido që jam mysliman me vjen të bëj kryq me të dy
duart!

            Mënyra e të folurit, lëvizjet dhe përsëritja
e herëpashershme: ‘Dy mexhite për mua!” bënë që të qeshurat të mos kishin të
sosur

            -Dy mexhite për mua! – persëristë ai
e njerzit qesh e bot sa nuk na linin të vazhdonim më tej,

            Iu qasa praën dhe me zë të ulët i
thashë:

            -Mjaft tani, të vazhdojmë me tëj se
do të mbetemi tërë natën këtu!

            Po ku donte t’ia dinte publiku, që
po mbante ijet me fore. Zeneli kërcente nga njëri cep në cepin tjetër duke
thirrur:

            -Dy mexhite për mua!

            I vajta pranë  dhe me marifet e shtyra pak duke i thënë:

            -Dil jashte tani !

            Ky veprim bëri që të largoheshim nga
teksti dhe të fillonin grindjet e zënkat ndemjet Zenelit e doktorit, duke i lëshuar
njëri tjetrit fjalë e sharje nga më të lezetshmet.

            -Oho, – thërrisnin spectator e
mbledhur ne shesh, – po zihet doktori me Zenelin.

Kështu që Dritëroi e zgjati ketë komedi me një akt sa një dramë të plote
me disa akte. Meazalla se donin të largoheshin njerzit që i përsërisnin
njeri-tjetrit:

-Dy mexhite për mua!

            Të
lodhur e të raskapitur nga shfaqja e tejzgjatur, shkua të flinin në një hotel të
vogël që kishte Libohova në atë kohë. Si regjistruam emrta u ngjitëm ne katin e
dytë për në dhomën e caktuar. Sa hapëm derën, ç’të shohim!? Në një krevat po
flinte një prift. Ai kishte
hequr kamillafin, kishte çveshur rason e po flinte për bukuri. Dritëroi nxitoi
mori kamillafin e tij ma rasi mua në kokë. Pastaj më veshi rason. Tani isha bërë
prift i vërtetë, veçse më mungonin mustaqet e mjekrra. Nxora nga çanta rekuizitën
dhe ngjita shpejt e shpejt një mjekërr e një palë mustaqe.

            -Tani zbtit poshtë te hotelxhesha! –
më tha Dritëroi

            Zbrita shkallët dhe sakaq u gjenda
ballë për ballë me gruan e hotelit.

            -Papu, s’të lanë të flinje ata të
mallkuarit e teatrit, që na zbërthyen brinjës së qeshuri! – tha ajo.

            Bera disa hapa drejt saj,  ndërsa Dritëroi, Haritoja dhe Idaeti në krye të
shkallëve s’mbanin dot të qeshurat.

            -Uh, more të uruar, edhe këtu po
vazhdoni teatrin, kur pa se nga shkallët nuk ishte prifti, por vetëm kamillafi
e rasoja e tij..

            Kujtimet e atyre viteve të shkollës
së mesme me Dritëronë s’kanë të sosur.. Ne fillim të vitit shkollor kisha
ardhur nga Korça e kasha zënë vend në dhomën tonë të katit të dutë, kur një mbrëmje
nga rruga dëgjoi zërin e Dritëroit:

            -Ku je, o biri i xha Janit, pa dil të shikosh?

            Dola me njëherë dhe shikoj mkun tim
bashkë me nje hamall që mbante në kurris një thes.

            -E shikon ç’të kam sjellë?

            -Hamalin! – i thashë.

            -Jo, jo hamallin po thesin që mban në
kurris.

            Hamalli uli për tokë thesin, Dritëroi
hapi grykën e tij, kur ç’të shoh brenda tij. Një shalqi aq të math, sa të them
të drejtën, s’kisha parë ndonjeherë.

            Atë kohë familja e Dritëroit banonte
në femën e Sulkthit dhe shaqinin  ma
kishte dërguar  jati i tij, xha Rizai..

            -Eh, -qeshte Dritëroi, – i rrit kaq
të mëdhej  shalqintë në kopshtin e tij
xha Jani (babaj im) në Lavdar?!

            Vitet kalun, por ne nuk e harruam e
nuk e fshimë shoqërinë e vjetë, për të filluar letërkëmbimin tonë letrar, „Bamkë
Çomaga” ( Dritëro Agolli) i shkruan Hyskë Borobojkës (Gaqo Veshit) faqe të
gjata letraash të mbushura me humor e satirë për ndodhira të ndryshme “që ta
spien nofullën shtrembër” e këto letërkëmbime do të zinin vend herë në gazeta e
herë në revista të kohës, apo peshqeshe për Vitin e ri, si “Emertimi “Vjershë”
në vitin 1971, ku midis të tjerash me thote”

            I shumëkënduari Hyskë. Në këtë letër
po të dërgoj pak nga ato qëmtimet e mia në lëmin e vjershërisë. Veç do të
lutesha të mos i çoje për botim në një nga ato fletoret, ku boton rrëfimet e
tua, se përpara teje unë do të errësohesha, o Hyskë i shumëndritur.

                                                P
j e p rr i

                        Vjershë e shkruar në fund të korrikut.

 

                                    Erë e joxhës vjen nga ara.

                                    Erë e jonxhës
aq e mire.

                                    Dhe ne fushën lara-lara,

                                    Çlodhet
pjeprri i arrirë.

 

                                    Ne të dy sa
kemi zbritur,

                                    Nga kolltukët
e veturës,

                                    Pimë filtër
të mërzitur,

                                    Pimë NISH
cigare-Durrës.

 

                                    Ne të dy sa
kemi ardhur,

                                    Ku leruan
gjyshrit tanë,

                                    Koha flokët
na ka zbrdhur

                                    Dhe në qafat
na vu dhjamë.

 

                                    Koha shefa
na ka bërë,

                                    Shefa t’ashpër
e të mirë,

                                    Por servilë
na ka lënë,

                                    Ndaj një
pjeprri të arrirë.

 

                                    Dhe i flakim republikat,

                                    Çajmë
kallzat e thekrit,

                                    Dhe nga xhepat nxjerrim thikat,

                                    I përulëmi
xha Pjeprrit.

 

            Dhe tani gëzuar vitin e ri, i shumëdashuri
Hyskë. Besoj se me të hyrë viti i ri, edhe unë do të hyj si ti në Lidhjen e
Shkrimtarëve dhe nga qershori do të marr leje krijuese dhe do të vij ta kaloj në
Maliq, se dua të shkruaj ca vjersha për sheqerin, fazanët, fasulet dhe dëllinjat
si bimë industriale.

                                                                                    Të fala

                                                                        Bamkë
Çomaga.