Fan Noli: Shkëlqesisë së Tij Gjeneral Enver Hoxhës, Kryeministrit të Shqipërisë në Tiranë

622
Sigal

Shkëlqësisë Tij Gjeneral Enver Hoxhës Kryeministit
të Shqipërisë në Tiranë

39 shtator 1946

Zoti Kryeministër: Kolloneli Tuk Jakova, në lamtumirën që botoi në Diellin, 18
Shtator të mbyllur këtu brenda, më hapi luftën me disa akuzata dhe insinuata të
shëmtuara. Nuk mund t’i përgjigjem botërisht tani për tani, se nuk dua të
embarasoj guvernën në këtë kohë kritike as tërthorazi, duke goditur delegatin e
saj. Do të flas pasi të shkonjë kriza. Sa për tani, nuk më mbetet veçse t’ju
qahem juve, që na dërguat këtë kërcu të pagdhendur. Për të nisur, Kolloneli nuk
di Shqip, as Gegërisht as Toskërisht; Në çdo dialekt që i flisnja ay nuk më
merrte vesh nga shkaku që është një budalla pa kulturë. Kurrë në jetën time nuk
jam dëshpëruar aq sa kur e pashë këtë njeri si përfaqësonjës të Shqipërisë së
Re. Me gjithë këtë, posa arriu në New York, i blatova ndihmën time, dijen time,
dhe eksperiencën time pa kondita, pa rezerva, dhe pa pritur as ndonjë çpërblim,
as ndonjë memuriet. Po ay më shikonte shtrembër me mosbesimin instinktif të
barbarit kundrejt njeriut të mësuar. Flas vetëm për Kollonelin, se delegatët e
tjerë ishin aq të dominuar prej tij sa ay as i përfillte fare. Në mbledhjen e
parë biseduam mi konferencat, që do të bënin nëpër kolonitë shqiptare. Më polli
shpirti gjersa shtruam një program, të cilin pastaj Kolloneli e ndronte dhe e
sakatonte, dyke dëgjuar mëndjet të atyre që u kishte besim, çiliminjve që i
njihte si vëllezër nga mentaliteti. Konferencat van mjaft mirë sa kohë ishte
këtu z.Behar Shtylla po kur ky shkoi në Paris pushuan menjëherë. Duket që
Kolloneli nuk i shijonte aspak. Pas konferencave u hothmë në veprimin
diplomatik. E këshillov Kollonelin të kërkonte menjëherë një pjekje nga
Sekretari I Përgjithshëm Z.Trygve Lie. Ia gatita udhën me anën e profesorit
Laugier, një zyrtari të lartë të UNO-së, i cili është Ndihmës Sekretar për
Punët Shoqërore dhe Ekonomike. Po Kolloneli e shikonte me dyshim çdo çap që I
këshillonja. Kujtonte se unë i vinja nonjë grackë. Mezi pranoi dhe e bëri
kabull ta shikonte Profesorin. Ky mirëpriti delegatët dhe ua regulloi pjekjen
me Trygve Lie-në. Bashkëfjalimi u zvarns pak minuta me dy dragomanë. Kolloneli
fliste Shqip, Behari ia kthente Frëngjisht, edhe një dragoman I Sekretariatit
ia kthente Trygve Liesë Inglisht, meqenë që ky nuk dinte as Frëngjisht as
Shqip. Nga ky muhabet me dy tërxhumane, Kolloneli hoqi konkluzjen groteske, që
hyrja e Shqipërisë në UNO ishte punë e mbaruar, telegrafoi në Tiranë, dhe e
vuri guvernën në gjumë me lajmën e një triumfi imagjinar. Unë isha në prakun e
derës së tij, gati që t’I shërbenja si dragoman, po nuk më thirri, se nuk më
kishte besim. Bëri vetëm një përjashtim, kur më mori si përkthenjës në pjesën
me delegatin Amerikan. Për çudi, nuk i kishte besim as Alqit, edhe I vazhdoi
bashkëfjalimet me anë dy dragomanësh edhe në disa raste të tjera. Lajmën që
Kolloneli e kishte vënë guvernën në gjumë me fjalët e bukura të Trygve Liesë e
mësova disa javë pas ngjarjes, se Kolloneli nuk m’i tregonte sekretet
dipllomatike. I çfaqa dyshimin që fjalët e ëmbla dipllomatike nuk duhen marrë
si senet, po ay veshin shurdhër. Që në pjekjen e parë e këshillova të shkonte
në Washington dhe të hynte në kontakt me Departamentin e Shtetit edhe me Kryqin
e Kuq Amerikan. Nuk më dëgjoi. I la këto vizita kryesore për ditën e funtme të
Gushtit, dy muaj më vonë. Kur mori pyetjt nga Komisioni i Anëtarësisë,
Kolloneli më bëri favorin të më pranonjë si dragoman, dhe kështu e ndihmova në
formulimin e përgjigjeve dhe të memorandëve, të cilat më kanë mbajtur pa gjumë
disa netë. Ditën Kolloneli m’i ndreqte, dyke insistuar jo vetëm në esencën, po
edhe në retorikën e kulluar. Kur ardhi çështja e traktateve, e këshillova të
pyeste guvernën përpara se të përgjigjej me argumentin e vjetëruar të vendimeve
të Përmetit, të cilave u kishte shkuar koha, pasi u shtrua projekt teksti paqes
me Italinë prej Këshillës së Ministrave të Jashtëm në Paris. Kolloneli refuzoi
t’ju pyeste, pse pretendonte që jua dinte mejtimin. U çudit kur mësoi më vonë
që ju e kishit rikonsideruar çështjen dhe i kishit pranuar traktatet
multilaterale pa kondita.